Horoskopi për datën 11 maj 2017
Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Horoskopi për datën 11 maj 2017<br />Çfarë parashikojnë yjet për ju sot
Mësoni si parashikohet të jetë dita juaj për sot.

Dashi
Truri juaj po përpunon mendime të trishtuara sot lidhur me marrëdhënien tuaj në çift. Mund të jetë prej shkakut se ju pëlqen t’i mendoni gjërat gjatë e gjerë. Beqarët do kenë një ditë të zakonshme dhe pa ndonjë takim mbresëlënës. Kujdes me financat.
 
Demi
Sot do të preferoni të përdorni gjuhën e trupit për të komunikuar me partnerin/en. Ju pëlqen të prekni dhe të shijoni në vend që të flisni shumë. Beqarët do mbyllen në vetvete dhe nuk do pranojnë asnjë lloj ftese. Për financat do keni një ditë delikate.
 
Binjakët
Ngjarjet e ditës së sotme do të jenë shumë intensive për ju të dashuruarit. Do të merrni mjaft informacion, ndaj përpiquni të kapni thelbin e tij/saj. Beqarët do ndjejnë nevojën për të pasur një person në krah. Financat do vinë duke u ekuilibruar.
 
Gaforrja
Shumë gjëra po ju shkojnë në mendje këto kohë lidhur me partnerin/en. Ju duket sikur në qendër të vëmendjes keni vetëm mendime të mbrapshta. Është koha të përgatiteni për një sfidë të madhe. Beqarët nuk do e bëjnë dot për vete personin që pëlqejnë. Me financat duhet të bëni kujdes.
 
Luani
Përqendrohuni në kënaqësitë e thjeshta sot që ju fal marrëdhënia juaj në çift. Lumturia dhe gjithçka keni nevojë është brenda jush. Gjeni paqen me veten. Beqarët do kenë dashuri me shikim të parë. Buxhetin duhet ta menaxhoni me maturi.
 
Virgjëresha
Aspekti juaj krijues do të jetë kryefjala e kësaj dite për ata që gëzojnë një lidhje dashurie. Idetë nuk ju mungojnë, planifikoni siç duhet dhe shumë shpejt do të merrni frytet. Beqarët do jenë të shpërqendruar dhe do humbasin mundësi të mira. Financat nuk do jenë të mira.
 
Peshorja
Motivimi që po kërkoni do t’ju vijë. E vetmja gjë që duhet është të jini të vendosur dhe të bëni atë që ndieni me partnerin/en. Beqarët do preferojnë vetëm të kenë njohje të reja, asgjë më shumë. Jupiteri do mbështes financat tuaja.
 
Akrepi
Do të keni kthjelltësinë mendore që ju duhet. Komunikimi me partnerin/en do të jetë në nivele të larta dhe shumë i kuptueshëm. Beqarët do jen ë t ë arsyeshëm dhe do mendohen para se të hedhin hapa. Financat do mbeten të ekuilibruara.
 
Shigjetari
Do të ndodhin ngjarje që mund të mos ju pëlqejnë shumë në marrëdhënien tuaj në çift, por do t’ju duhet të bëheni të fortë dhe t’i përballoni. Beqarët do tregohen me shumë komplekse dhe nuk do pranojnë të dalin në takime. Financat do përballen me probleme.

Bricjapi
Do të zhyteni në rutinën e ditës dhe kjo nuk do të jetë aspak problem. Ju pëlqen që ndonjëherë të rrini pa bërë asgjë, por rëndësi  të mos lini pas dore partnerin/en. Beqarët ka rrezik të lëndohen pasi do i bëjnë gjërat të pamenduara mirë. Financat do stabilizohen.
 
Ujori
Mendimet tuaja janë shumë të qëndrueshme dhe të rezervuara sot lidhur me marrëdhënien në çift. Mendja juaj është në të njëjtin nivel me egon dhe kjo do t’ju bëjë të lexueshëm për partnerin/en. Beqarët do tërhiqen nga nj ë person i panjohur. Financat jo të mira.
 
Peshqit
Sot është një ditë e shkëlqyer për t’i shprehur atë që ndieni partnerit/es. Mendimet i keni të mprehta, ndaj filloni t’ua bëni të ditur personave që ju rrethojnë se çfarë mendimi keni për ta. Beqarët do lodhen duke kërkuar dashurinë. Financat do kenë tronditje të forta.
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi