Horoskopi për datën 2 shkurt 2017
Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Horoskopi për datën 2 shkurt 2017<br />Çfarë parashikojnë yjet për ju sot
Mësoni si parashikohet të jetë dita juaj sot.


Dashi
Besojuni instinkteve kur është fjala për çështje romantike. Nëse shkoni në një udhëtim të gjatë do të mund të dëmtoni një lidhje dashurie. Duhet të kaloni më shumë kohë me partnerin tuaj. Gjithmonë keni qenë shumë të angazhuar në punë. Është koha të krijoni stabilitet në jetën private, sepse kësisoj do të shijoni gjërat e mira që keni. Në vend se të dëshironi atë që nuk e keni, filloni t’i numëroni gjërat e mira që keni. Në vend se të kërkoni angazhime jashtë shtëpisë, rrini pranë të dashurve tuaj.
 
Demi
Nuk jeni vetëm. Një shkurtim financiar ju bën të ndiheni të izoluar dhe nën ankth. Në vend se të zhyteni në këto emocione, kërkoni ndihmë. Flisni me sinqeritet për situatën tuaj ekonomike me një mik të dashur. Ky person do t’ua besojë të gjitha ato që keni përjetuar. Kur dëgjoni se edhe të tjerët kanë kaluar nëpër situata të njëjta do të ndiheni më të lehtësuar. Vlera juaj personale nuk ka të bëjë asgjë me bilancin bankar.
 
Binjakët
Puna po ndërhyn mes jush dhe një personi të dashur. Jeni lodhur duke u ndier fajtorë pse po përpiqeni të ecni tutje. Është mirë të vini një ekuilibër ndërmjet jetës personale dhe profesionale. Është e rëndësishme për partnerin tuaj apo mikun e ngushtë ta dinë se jeni ambicioz. Kjo nënkupton se do të keni më shumë kohë për t’u fokusuar në gjëra që ia vlejnë ta shpenzoni energjinë. Në kohë të tilla është e rëndësishme për të dashurit tuaj t’ju mbajnë të angazhuar me interesat e tyre.
 
Gaforrja
Mos i diskutoni dallimet kulturore apo religjioze në punë. Është e rëndësishme të ruani një atmosferë respekti dhe miqësie. Një koment i pamenduar mirë mund të keqkuptohet dhe të lëndoni ndjenjat e dikujt. Është më mirë të mbeteni në subjektet që mund t’i diskutoni pa u ndier keq. Do të zbuloni se keni shije të njëjtë për muzikë, filma apo libra me një koleg që vjen nga një shtet tjetër. Ka mundësi që do të inspiroheni të udhëtoni me të.
 
Luani
Shija juaj po shkakton telashe. Në vend se të bëni shumë pazare, fokusohuni në lukset që i posedoni aktualisht. Mund ta zbuloni se ju pëlqen diçka që nuk e kishit veshur apo shfrytëzuar prej kohësh. Nëse blini gjëra të reja nuk do të përmbusheni. Nëse dëshironi të kultivoni një ndjenjë më të thellë, duhet të zhvilloni aftësitë artistike. Ana kreative dhe artistike do t’ju japë më shumë kënaqësi sesa gjërat materiale për të cilat as nuk keni nevojë.
 
Virgjëresha
Një lidhje e afërt po ju shëron plagë të vjetra. Një prej të afërmve tuaj po kërcënohet nga kjo miqësi. Ky person gjithmonë pret shumë nga të dashurit e vet. Sa më shpejt që e rregulloni këtë problem aq më mirë. Bëja të qartë se jeni besnik. Nuk duhet të kaloni shumë kohë me dikë që nuk ju bën të ndiheni mirë, por ju kontrollon. Mos lejoni që të mungojë respekti.
 
Peshorja
Mos keni frikë ta pranoni se keni kafshuar më tepër seç mund të përtypni. Nëse keni nevojë për ndihmë që ta arrini një afat kohor, kërkojeni. Do të befasoheni se kush do t’ju ndihmojë. Dikush që ka pasur një qëndrim shumë kontrollues do t’ju ofrojë ndihmë. Ky person e respektin qëndrimin tuaj dhe admiron inteligjencën tuaj. Pamja juaj mund të ndikojë shumë që njerëzit të merren me ju.
 
Akrepi
Nëse provoni ta merrni vëmendjen e dikujt me zor, do t’ju kthehet me të keq. Nëse dëshironi të lini përshtypje të mirë, thjesht bëhuni vetja. Jeni treguar shumë pasionant për interesat tuaja. Nëse flisni për temat tuaja të preferuara do të dukeni shumë atraktiv dhe do të jetë e vështirë t’ju rezistojnë. Nëse ende nuk mund të krijoni lidhje me dikë të veçantë, mos i dyfishoni përpjekjet. Më mirë fokusohuni në krijimin e një miqësie me njerëz që nuk ua marrin energjinë.
 
Shigjetari
Familja nuk po ju jep shumë mbështetje për të ndjekur një ëndërr. Në vend se të prisni aprovim, binduni instinkteve. Nëse mund ta mbështesni veten derisa punoni për përmbushjen e një qëllimi, do të fitoni respektin e këtij personi. Gjithmonë keni qenë tipa aventuristësh. Nuk është mirë për ju të jetoni në sistem konservator, sepse nuk ju përshtatet
 
Bricjapi
E keni pasur të vështirë të shpreheni. Keni frikë se mos e ofendoni dikë që ka ide tjera prej jush. Diskutoni problemet me njerëz që i respektoni. Ata do t’ju japin komente të sinqerta. Disa nga sugjerimet që keni duhen prezantuar më vonë. Edhe të tjerët do të duan të përfshinit më tepër njerëz. Tregohuni të hapur për kritika konstruktive. Sa më të ndjeshëm që jeni ndaj nevojës së audiencës suaj, aq më mirë do të jetë.
 
Ujori
Nuk është koha e duhur t’i huazoni para një miku. Dikush që është treguar i papërgjegjshëm për financat nuk do t’ua kthejë borxhin. Nëse dëshironi të ofroni ndihmë praktike, mund t’i jepni këtij personi një kartë si dhuratë që mund ta shfrytëzojë për shpenzime bazike. Paratë që ia jepni trajtoni si dhuratë dhe jo hua. Kësisoj nuk do të dëmtoni shoqërinë tuaj. Mund t’ju krijohet mundësia të fitoni pagë të mirë në një organizatë bamirësie a kulturore.
 
Peshqit
Kërkesat e punës nuk po ju përmbushin në aspektin spiritual. Rezistoni idesë që të zmbrapseni kur gjërat komplikohen. Nëse zhvilloni një projekt impresiv do të shtroni rrugën për promovim. Përparimi juaj do të monitorohet dhe shqyrtohet. Nëse dëshmoni që jeni edhe të talentuar, edhe punëtor, do të fitoni besimin e të tjerëve. Do të keni më shumë kohë për të pushuar dhe relaksuar më vonë, kur ta përfundoni punën.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Inter, presidenti Zhang letër tifozëve: Klubi është në rrezik, sjellja e Oaktree zhgënjyese

Inter, presidenti Zhang letër tifozëve: Klubi është në rrezik, sjellja e Oaktree zhgënjyese