Horoskopi për datën 23 prill 2017
Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Horoskopi për datën 23 prill 2017<br />Çfarë parashikojnë yjet për ju sot
Mësoni si parashikohet të jetë dita juaj për sot.
 
DASHI
Ditë shumë e favorshme ka për të qenë kjo e sotmja për të gjithë ata që janë në një lidhje. Do i zgjidhni sa hap e mbyll sytë disa mosmarrëveshje të vogla dhe do i shihni gjërat me optimizëm. Beqarët kanë për të pasur një ditë harmonike dhe me disa takime interesante. E rëndësishme është që nuk do ndihen vetëm e nuk do mërziten. Financat do i menaxhoni me përkudjesin më të madh dhe gjendja do mbetet e mirë.
 
DEMI
Juve që jeni në një lidhje duhet patjetër te bëni diçka ndryshe gjate kësaj dite në mënyrë që rutina të largohet njëherë e mire nga jeta juaj. Flisni hapur me partnerin dhe bëni ato që do ju pëlqejnë më shumë të dyve. Beqarët do joshin e do flirtojnë, por nuk do kenë mundësi për lidhje serioze. Menaxhimin e financave duhet t'ua besoni specialisteve në mënyrë që mos keni probleme më pas.
 
BINJAKËT
Ka mundësi që duke u marrë me punë ta lini disi pas dore partnerin tuaj sot. Ai shpesh mund të ndihet keq dhe mund të keni edhe diskutime për këtë gjë. Më e mira është të flisni hapur dhe t'ia shpjegoni situatën. Për beqarët do hidhen hapat e parë drejt një lidhjeje të bukur e të qëndrueshme. Sektori i financave nuk do jete aspak i favorizuar kështu që shmangni çdo shpenzim të panevojshëm.
 
GAFORRJA
Jeta juaj në çift do jetë shumë e këndshme gjatë gjithë kësaj dite. Si ju ashtu edhe partneri do përkujdeseni në çdo moment që gjerat t'iu ecin sa më mirë. Beqarëve do ju ndodhë diçka që nuk e kishin menduar më parë. Një mik i vjetër do ua shprehe ndjenjat në një mënyrë fantastike. Në planin financiar nuk duhen ndërmarrë rreziqe edhe sikur gjendja të jetë e shkëlqyer.
 
LUANI
Do diskutoni gjerë e gjatë me partnerin tuaj gjatë kësaj dite dhe më në fund do iu jepni zgjidhje edhe disa problemeve të vogla. Toleranca është pika juaj më e fortë. Beqarët nuk do dëshirojnë aspak të kenë një lidhje serioze dhe do i refuzojnë te gjitha ftesat që do iu bëhen. Urani do jetë planeti që do ua mbrojë në çdo moment të ardhurat dhe do arrini të bëni edhe disa investime afatgjata.
 
VIRGJERESHA
Për çdo problem qe te keni me partnerin tuaj sot duhet te flisni me shume takt dhe diplomaci. Impulsiviteti dhe pamaturia mund t'iu çojnë ne probleme shume serioze. Beqaret me shume gjase do kenë dashuri me shikim te pare dhe gjithë e ardhmja do ju ndryshoje brenda pak orësh. Financat do arrini t'i mbani nen kontroll dhe do i menaxhoni me maturinë me te madhe.
 
PESHORJA
Sot do ndiheni shume me te lire ju te dashuruarit dhe do bëni edhe gjera te cilat me pare nuk kishit guxuar. Partneri do mundohet t'ua plotësojë te gjitha dëshirat. Beqaret nuk do arrijnë dot te gjejnë personat e përshtatshëm dhe nuk do preferojnë te fillojnë një lidhje. Ne planin financiar filloni te zgjidhni problemet me urgjente para se te merreni me te tjerat.
 
AKREPI
Do keni goxha probleme ne jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite dhe ne ndonjë moment do mendoni edhe te ndaheni përfundimisht. Do ndiheni keq dhe mund te qani për disa gjera. Beqaret ka gjasa te krijojnë iluzione te kota dhe realiteti do ju duket me zhgënjyes. Ne planin financiar duhet thjesht te tregoheni pak me te matur dhe gjendja do filloje te normalizohet.
 
SHIGJETARI
Sot do dilni e do argëtoheni pafund me partnerin tuaj gjate kësaj dite. Për asnjë moment nuk do jeni ne qetësi dhe do e adhuroni çdo çast pranë tij. Beqaret do kenë veçse mundësi për aventura pa ndonjë te ardhme. Nëse nuk i preferojnë ato me mire te qëndrojnë edhe pak vetëm. Me financat duhet te jeni sa me te kujdesshëm edhe sikur gjendja te jete e shëndoshë.
 
BRICJAPI
Dite e ngrohte dhe me shume diell do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Partneri ka mundësi t'iu beje edhe një propozim mjaft interesant, i cili do ju beje te kuptoni se ai ju do vërtet shume. Beqaret pas një kohe te gjate pritjeje dhe vrojtimi, sot do hidhen ne aksion. Financat nuk do jene te mira për te gjithë kështu qe me mire te merrni masa pa pasur probleme.
 
UJORI
Dite shume e bukur do jete kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do dashuroheni pa dorashka me partnerin tuaj dhe disa qe kane kohe bashke mund te marrin edhe vendime për te ardhmen e largët. Beqaret nuk do jene aspak ne humor për te bere ndryshime ne jetën e tyre duke refuzuar kështu mundësitë me te mira qe iu ishin dhënë ndonjëherë. Financat do jene te kënaqshme.
 
PESHQIT
Jeta juaj ne çift do jete shume e qete sot. Do bëni çdo gjë qe do e mendoni te arsyeshme dhe kënaqësitë do jene me te shumta. Beqaret nuk do duan te kenë ndryshime te statusit edhe pse ne fakt disa persona do mund t'iu ofrojnë një jete te qete e te rehatshme. Shpenzimet ulini ne maksimum dhe keni për te rigjetur ekuilibrin qe ju kishte munguar kohet e fundit.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Salianji në burg/ Avokati Edmond Petraj: Është viktimë e klaneve brenda PD-së! Aludohet se ka pasur pjesë edhe SHIK i atëhershëm i Berishës

Salianji në burg/ Avokati Edmond Petraj: Është viktimë e klaneve brenda PD-së! Aludohet se ka pasur pjesë edhe SHIK i atëhershëm i Berishës