Horoskopi për datën 7 maj 2017
Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Horoskopi për datën 7 maj 2017<br />Çfarë parashikojnë yjet për ju sot
Mësoni si e parashikojne yjet diten tuaj për sot.

Dashi

Dita e sotme nuk do filloje shume mire për ata qe janë ne një lidhje, por çdo gjë do sqarohet shpejt dhe pas mesditës do shtohen emocionet dhe momentet harmonike. Beqaret do kenë disa takime interesante, por do pëlqejnë disa persona njëherësh dhe nuk do dine çfarë zgjedhjeje te bëjnë. Ne planin financiar asgjë nuk do mund ta prishe ekuilibrin qe mbizotëron.

Demi

Duhet te jeni shume me tolerante dhe te kuptueshëm sot ju te dashuruarit sepse nëse doni me kokëfortësi qe te dale gjithmonë e juaja keni për t’u përballur me debate. Beqaret do e realizojnë me ne fund takimin te cilin e kane ëndërruar prej kohesh. Ne planin financiar vështirësitë do jene te shumta. Pranojeni ndihmën e te afërmve sepse pa te nuk do mund t’ia dilni dot mbanë.

Binjaket

Për pjesën me te madhe te çifteve sot do jete një dite shume e qete. Do merreni vesh për çdo gjë me atë qe keni ne krah dhe mund te merrni edhe disa vendime te rëndësishme. Beqaret do preferojnë te presin ende edhe pak kohe para se te hedhin hapa me rëndësi. Ne planin financiar mos prisni ndryshime pozitive nëse nuk tregoheni te matur e te kujdesshëm me çdo hap.

Gaforrja

Sot do jeni ne humor shume te mire ju te dashuruarit dhe marrëdhënia me partnerin do ketë përmirësime te jashtëzakonshme. Po vazhduat me këtë sjellje shume shpejt do kaloni ne një stad tjetër. Beqaret nuk duhet te dalin me shume persona sepse do shpërqendrohen dhe me pas nuk do dine ke te zgjedhin. Me paratë nuk do i keni punët shume mire.

Luani

Nëse jeni ne një lidhje sot duhet te luftoni shume me veten tuaj për te mos e tradhtuar atë qe keni ne krah. Tundimi do jete i madh kështu qe përgatituni. Beqaret do afrohen edhe me shume me një person qe e kane takuar se fundmi dhe qe kane filluar ta pëlqejnë. Ne planin financiar yjet do iu sjellin me shume fat, por nga ana tjetër edhe ju do tregoheni me te matur me menaxhimin e tyre.

Virgjeresha

Nen ndikimin e madh te Venusit, sot ju do bëni çfarë te jete e mundur qe ta konsolidoni jetën tuaj ne çift. Do dini edhe si t’ia shprehni me mire ndjenjat. Beqaret nuk do jene me shume fat për ta ndryshuar statusin, por fale miqve dhe te afërmve do kalojnë një dite fantastike. Mund te shkojnë edhe ne vende te veçanta. Shpenzimet do i bëni te mire menduara dhe gjendja nuk do jete e keqe.

Peshorja

Do përkujdeseni tej mase për partnerin tuaj gjate gjithë kësaj dite dhe çdo gjë qe do bëni do ju shpërblehet me dashuri nga ana e tij. Beqaret nuk do jene ne humorin e duhur për te kërkuar dashurinë, kështu qe edhe mundësitë qe do iu jepen ata do i refuzojnë. Ne planin financiar do keni vështirësi te njëpasnjëshme dhe te gjitha këto nga pamaturia e kohëve te fundit. Pa mbështetjen e te afërmve nuk do ja dilni dot.

Akrepi

Zemra juaj do ndihet e lumtur gjate kësaj dite edhe pse do rrahe disi me ngadalë nga me pare. Mundohuni gjithë kohës te ruani një klime sa me te ngrohte me atë qe keni ne krah. Beqaret do ndihen për mrekulli edhe ashtu si janë kështu qe nuk do e kërkojnë me ngulm ndryshimin e statusit. Buxheti do mbetet i mire edhe pse do ju duhet te kryeni papritur disa shpenzime te konsiderueshme.

Shigjetari

Nuk do silleni aspak mire me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe kjo mund te shkaktoje here pas here probleme te mëdha mes jush. Mundohuni te mos mendoni vetëm për veten sepse do shkatërroni gjithçka. Për beqaret mesdita do jete momenti ideal për te joshur e për te hedhur hapa me rëndësi. Ne planin financiar do jete Merkuri ai qe do iu sjelle fat me shumice.

Bricjapi

Do jeni tej mase te përkujdesur për partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe do e bëni atë t’iu dashuroje me më shume pasion se me pare. Priten vetëm momente te lumtura. Beqaret do kenë një takim shume te veçante, i cili do i çojë ne një bote tjetër. Ne planin financiar do jeni te kujdesshëm dhe nuk do ju dalin vështirësi. Po ecet me llogari dhe po menduat edhe për te ardhmen gjendja do përmirësohet shpejt.

Ujori

Gjerat nuk priten te ecin si duhet sot për ju te dashuruarit. Ne shume momente do gjendeni përballë problemeve serioze dhe asnjeri nga ju nuk do hape rruge. Beqaret me mire te shmangin lidhjen me persona te sapo divorcuar sepse mund te lëndohen me pas. Ne planin financiar do keni mbështetjen e te afërmve dhe do e kaloni pa probleme këtë dite.

Peshqit

Do jeni tej mase autoritare sot ju te dashuruarit dhe kjo gjë mund te krijoje konflikte ne disa momente. Ndryshoni sa me pare sjellje dhe flisni me takt nëse nuk doni ta largoni partnerin nga vetja. Beqareve do ju rendoje tej mase vetmia dhe ka rrezik te bëjnë edhe gjera te gabuara vetëm për ta ndryshuar situatën. Financat do jene te mira dhe pa asnjë lloj problemi.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi