Horoskopi për datën 22 janar 2017
Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Horoskopi për datën 22 janar 2017<br />Çfarë parashikojnë yjet për ju sot
Horoskopi për datën 22 janar. Mësoni se si parashikohet të jetë dita juaj.

Dashi
Pas një kohe të gjatë, keni mundësi për t’u ngadalësuar dhe të shijoni kënaqësitë e jetës. Duke kaluar më shumë kohë me familjen ju bën të ndiheni që jeni pjesë e diçkaje. Nëse jeni larg nga të afërmit tuaj, grumbulloni bashkë miqtë tuaj. Bëjeni një darkë të rastësishme apo ndejë. Do ta ndieni oreksin natyror për jetën duke rrjedhur përsëri në venat tuaja. Edhe pse jeni shumë ambicioz, ju keni nevojë për të punuar shumë, prandaj si prioritet e keni sigurimin e një mjedisi të sigurt për të dashurit tuaj.
 
 
Demi
Ritmi i jetës fillon të ngrihet, duke ju bërë të ndiheni më të relaksuar. Shfrytëzojeni këtë mundësi për të kryer porositë, korrespodencën dhe t’i vizitoni miqtë. Duhet ta ndaloni rutinën e mërzitshme e cila ju ka mbajtur në këto javët e fundit. Të bëni gjënë e njëjtë javë pas jave mund të jetë joshëse për ju, por po ashtu mund t’i kufizojë aftësitë tuaja. Një mik i arsimuar juaji do t’ju ftojë në një udhëtim magjik. Së bashku, do të kaloni kohë të mirë duke eksploruar restorantet, teatrot dhe galeritë.
 
Binjakët
Të tjerët ju akuzojnë që jeni egoist, por ata janë vetëm xheloz. Ju jeni mjaft të zgjuar për të ditur që dini të bëni kompromis në mes dhënies dhe marrjes. Në kohët e fundit, ju i keni lënë gjërat tuaja anash për të ndihmuar miqtë dhe të afërmit. Është e këndshme ta bëni jetën më të lehtë për njerëzit që i doni, por tani është koha ta ledhatoni veten. Blijini vetes disa rroba të reja dhe diçka që bie në sy. Gjithmonë keni pasur dobësi për elektronikë, automobila dhe pajisje shtëpiake të teatrit.
 
Gaforrja
Duke kërkuar atë çka dëshironi është mënyra e vetme për të ecur para. Në të kaluarën keni bërë për së tepërmi për të tjerët. Kjo ka shkaktuar që oportunistët të përfitojnë nga ju, duke ju bërë të ndiheni të përdorur dhe të zemëruar. Tani jeni duke pasur rastin ta përmirësoni bilancin e fuqisë. Merrni në duar frenat e kontrollit dhe filloni të bëni vendime që së pari do t’ju shtyjnë përpara interesat tuaja në vend të atyre që e meritojnë. Mos mendoni dy herë nëse ju ka ofruar mundësia për të udhëtuar.
 
Luani
Prej natyre jeni një krijesë shumë e shoqërueshme. Gjatë disa javëve të fundit të gjithë ndejat që i keni frekuentuar kanë ndikuar keq në shëndetin tuaj emocional. Shfrytëzojeni këtë mundësi për të pushuar, relaksuar dhe për t’u ripërtërirë. Po ta bëni një udhëtim i vetëm do të jetë mjaft edukuese. Do ta pëlqeni përvojën dhe caktimin e vet orarit tuaj. Të zgjoheni kur të doni, të hani çka të doni dhe të lexoni çfarëdo që ju kënaq do të jetë mjaft terapeutike. Derisa të vijë koha të ktheheni në jetën e vërtetë, do të dukeni disa vite më i ri.
 
Virgjëresha
Një mik do të marrë lajme të mrekullueshme dhe është koha të dilni dhe të festoni. Nëse jeni beqar do të vëreni disa shkëndija seksuale në mes jush. Fillimi i një afere do të jetë e dobishme për të dy ju. Partneri juaj do të sjellë spontanitet në jetën tuaj dhe ju do të krijoni strukturë në të tyren. Nëse tashme jeni në një lidhje, është koha e duhur ta merrni dashurinë e juaj në një aventurë të madhe. Nisuni drejt një vendi bregdetar, ku do të ringjallni ditët e fillimit të lidhjes suaj.
 
Peshorja
Kokat kthehen kudo që shkoni; Është e këndshme t’ju vënë re dhe t’ju lëvdojnë për talentin tuaj. Një mundësi e artë në karrierë do të paraqitet para jush. Edhe pse rroga nuk do të jetë shumë mbresëlënëse, do ta keni mundësinë ta tregoni aftësinë tuaj artistike. Kjo pozitë do t’ju duket sikur jeni duke u paguar për t’u argëtuar dhe kjo është e vlefshme. Nëse shqetësoheni për dukjen tuaj, shfrytëzojeni këtë mundësi për të filluar një regjim me ushtrime. Kjo ju premton t’ju japë një pamje vitale.
 
Akrepi
Veprimi në besim do të shpaguhet shumë mirë. Në kohën fundit, kemi ndier disa impulse romantike ndaj një të porsaardhuri në rrethin tuaj shoqëror. Këto ndjenja kanë bazë, meqenëse miku juaj është shumë i tërhequre nga ju. Ju dy do të bëni një çift të mrekullueshëm, po qe se ju ia lejoni të dashurit një masë të madhe të lirisë. Ky partner është një shpirt i lirë dhe nuk mund të përparojë nëse gjithmonë jeni duke ia zënë frymën. Nënshkrimi i një kontrate apo një marrëveshje biznesi do të shpaguhet në mënyrë të bukur.
 
Shigjetari
Shlyerja e një borxhi të kamotshëm ju lejon të ndiheni të çliruar. Është ndjenjë e mirë të ndiheni të lirë përsëri. Nëse mendoni ta blini një shtëpi, kjo është kohë e mirë ta bëni këtë gjë. Një bankë apo institucion i kreditimit do t’ju japë kushte mjaft bujare për një kredi për depozitë. I dashuri, apo partneri në biznes do t’ju japë një pjesë të fitimeve të veta. Mos e refuzoni ofertën e tyre. Kur dikush ju ofron para, pranojeni me mirënjohje.
 
Bricjapi

Kompromisi për hir të partnerit është kritik për lumturinë e të dyve. Ju keni në tendencë t’i dominoni situatat, për shkak të vendosmërisë suaj. Duke e adaptuar një sjellje më të butë, miku juaj më i mirë apo i dashuri do të fillojë të përparojë. Asgjë nuk është më e bukur sesa duke parë një karakter të fortë si ju ta vini veten në një pozitë të papërshtatshme për dikë tjetër. Lajme nga larg do të vijnë në veshin tuaj, duke ju bërë të bëni një festë të madhe. Është bukur t’ju shohin duke shijuar suksesin tuaj.
 
Ujori
Një punë e mrekullueshme do të jepet për ju, më në fund. Keni qenë i paduruar për t’ua dëshmuar kolegëve vlerën tuaj. Fatmirësisht, do të paguheni mirë për përpjekjet tuaja, çka ju mundëson të blini disa lukse që më herët kanë qenë ta paarrira. Edhe pse asnjëherë nuk keni qenë materialiste, duhet ta pranoni që është bukur t’ia lejoni vetes një darkë luksoze, kolonjë të shtrenjtët apo firma disenjatorësh. Nëse ju kanë vjetruar rrobat, shkoni të argëtoheni në shopin.
 
Peshqit

Një lidhje e re dashurie është duke arritur lartësi të reja dhe ju jeni të trullosur nga entuziazmi. Dashuria juaj është e tërhequr nga sjellja juaj rebele dhe nga ngazëllimi juaj. Është ndjenjë e mirë të trajtoheni si simbol seksi. Të dy ju keni fuqinë për të krijuar diçka të bukur me vlerë të gjatë. Qoftë fëmijë, biznes, apo projekt kreativ është para jush. Si çift, statusi juaj social do të ngrihet. Mos u befasoni nëse ftoheni në disa ndeja të profilit të lartë.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet parlamentare 2025, sipas jush si duhet të votojë diaspora?



×

Lajmi i fundit

Mashtruan me microcredite në vlerën 7.2 mln euro, Banka e Shqipërisë revokon licencën për 'Micro Credit Albania' dhe 'Final'

Mashtruan me microcredite në vlerën 7.2 mln euro, Banka e Shqipërisë revokon licencën për 'Micro Credit Albania' dhe 'Final'