Horror në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas zbulimit të trupave të ngrirë të dy fëmijëve në një frigorifer. Djali dhe vajza, të moshës 11 dhe 14 vjeç, të vrarë para 1 viti janë zbuluar nga zyrtarët përmbarues. Mamaja 35 vjeçare e fëmijëve, e identifikuar si Mitchelle Blair, është arrestuar dhe mësohet se dy fëmijë të tjerë të saj janë gjetur në shtëpinë e një fqinji, nga ku janë marrë më pas menjëherë në mbrojtje. 

Ngjarja ka ndodhur në Detroit dhe hetimet vazhdojnë për zbardhjen e shkaqeve, por për momentin ndaj nënës të marrë në pyetje nuk janë bërë ende akuza zyrtare.


Redaksia Online
(Gre.M/shqiptarja.com)