Horror në Brazil, trupi i futbollistit 19-vjeçar gjendet i copëtuar në lumë

Horror në Brazil, trupi i futbollistit 19-vjeçar gjendet i copëtuar në lumë

Hugo Skulny dhe lumi ku u gjet trupi

BRAZIL - Trupi i copëtuar i një futbollisti u zbulua të dielën në një lumë në rajonin jugperëndimor të Brazilit, Mato Grosso do Sul. Hugo Skulny, 19 vjeç, ishte zhdukur që nga 25 qershori pasi mori pjesë në një festë me miqtë në Pindoty Porã, Paraguaj, tha policia.

Ai u pa për herë të fundit kur një nga miqtë e tij e la pranë shtëpisë së ish-të dashurës në qytetin brazilian të Sete Quedas.

Sipas kreut të policisë së këtij qarku, trupi i prerë i Skulnit është gjetur, por koka jo. Më tej thuhet se futbollisti është identifikuar falë një tatuazhi që i ka kushtuar babait të tij i cili u nda nga jeta dy vite më parë. Së paku një i dyshuar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur nga policia është arrestuar për këtë rast.

S.DH/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet parlamentare në Maqedoni, Ali Ahmeti: Kemi siguruar 19 mandate

Zgjedhjet parlamentare në Maqedoni, Ali Ahmeti: Kemi siguruar 19 mandate