Një ngjarje horror ka ndodhur në Itali, në zonën e Parmës ku një shtetas me origjinë shqiptare teksa ishte duke kërkuar për tartuf ka gjetur një kafkë njeriu.
Sipas 'La Repubblica', i tronditur dhe i frikësuar 43-vjeçari shqiptar ka telefonuar menjëherë policinë, e cila pasi konstatoi faktin se kafka i përkiste një njeriu nisi menjëherë hetimet.
Karabinierët kryen një inspektim në zonat përreth, duke kërkuar për veshje apo objekte të tjera.
Hetimet e mëvonshme policore gjyqësore dhe teknike do të përcaktojnë shkaqet e mundshme të vdekjes dhe datën e saktë. Hetimet do të shikojnë edhe listën e personave të zhdukur në zonë vitet e fundit.