Trupa të vdekur në rrugë, oborre dhe bahçe. Ky është tmerri që kanë përjetuar banorët e Donetskut, gjatë rrëzimit të avionit malajzian. Një reportazh i “Vice News” sjell dëshmitë e banorëve të zonës, teksa tregojnë momentet e rënies së trupave nga qielli në tokë. Çdo hap shënon një viktimë nga fluturimi MH 17. 

“Do të shokoheni tani. Ja trupi. Gjithcçka filloi kur aeroplani filloi të bënte një zhurmë të madhe. Aty dëgjuam një shpërthim. Erdhi një re e zezë e madhe nga Grabova. Krahët dhe pjesa kryesore e avionit mund të kenë shpërthyer. Që aty filluan të bien trupat nga qielli duke rënë mbi çati dhe në kopësht.”

avioni malajzian viktima ne toke
avioni malajzian viktima ne toke

Kështu e përshkruan një banor momentin e tmerrit kur re të zeza mbuluan qiellin dhe trupa filluan të bien në çdo zonë të mundshme. 

“Trupi po fluturonte drejt shtëpisë time dhe filloi të binte në tokë. Për një moment mendova se ishte një bombë apo ndonjë shpërthim, por jo.”

avioni malajzian viktima ne toke

Banorë të tjerë, po ashtu të shokuar drejtojnë gishtin nga fajtorët e tragjedisë.

“Jemi shumë të shokuar, janë vrarë fëmijët tanë. Putin dhe Republika e Donetskut ka bërtitur disa herë për këtë, por asnjë nuk ia ka vënë veshin. Tani të gjithë le ta dëgjojnë.” 

avioni malajzian viktima ne toke

Me viktimat e avionit të rrëzuar janë solidarizuar një pjesë e banorëve përreth të cilët janë organizuar në gjetjen dhe grumbullimin e trupave, më saktë të pjesës së mbetur. 

avioni malajzian

“Gjetëm trupa të zhveshur e dekompozuar dhe të tjerë që kishin rënë bashkë me karriget e aeroplanit. Është për të ardhur keq që vriten civilë. Është popullsia civile ajo që vuan më shumë në një luftë, jo ushtarakët.” 

avioni malajzian

Këta janë vetëm një pjesë e banorëve, dëshmitarë të tragjedisë së ndodhur dy ditë më parë, e cila pritet të ndryshojë katërcipërisht konfliktin historik Rusi-Ukrainë.

avioni malajzian lodra femijesh

avioni malajzian

Redaksia Online

(Gre.M/Shqiptarja.com)