Elseid Hysaj është lojtari shqiptar më i kërkuar i momentit në Europë. Pas Napolit, Lazios, Fiorentinës Bolonjës, Torinos, Romës dhe Leverkusenit, tashmë në garë për shqiptarin është futur edhe Chelsea.
Lajmi për interesimin e Hose Murinjos për mbrojtësin shqiptar është konfirmuar nga media pranë ekipit kampion të Anglisë, “Chelsea News”. Sipas faqes së bluve, mbrojtësi i Empolit pëlqehet nga kampionët e Anglisë, që kanë filluar që të mendojnë për ta transferuar në Premier League këtë edicion.
“Hysaj mund të luajë në të dy krahët, ngjan me mbrojtësin serb Branislav Ivanovic. Mbrojtësi është shumë më i fortë në fazën mbrojtëse dhe kushton më pak se 10 milionë Paund” shkruan faqja “Chelsea News”.
Kërkesa e Empolit për kartonin e Hysajt është 8 milionë euro, por duke parë lëvizjen e anglezëve mund të ngrejnë çmimin, pasi Chelsea mund ta japë deri në 10 mln Paund.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com