Hoteli 7 kate pa leje në Sarandë, gjykata liron nga qelia ish-drejtorin e Kadastrës, Andri Dhima

Hoteli 7 kate pa leje në Sarandë, gjykata liron nga qelia ish-drejtorin e Kadastrës, Andri Dhima

Si ishte e si u bë hoteli dhe pronari Mariel Murati

Gjykata e Sarandës ka liruar sot një tjetër të ndaluar në kuadër të operacionit të zhvilluar të mërkurën për ekzekutimin e 11 urdhër ndalimeve të lëshuara nga Prokurorja Silvana Belishta, lidhur me ndërtimin pa leje dhe më pas legalizimin e një hoteli 7-katësh në pronësi të ish-Drejtorit të ALUIZNI Sarandë, Mariel Murati.

Në seancën e zhvilluar sot është paraqitur Andri Dhima, ish-Drejtor i ASHK Sarandë. Ai u vetëdorëzua të shtunën në një nga pikat e kalimit kufitar, pasi ishte shpallur në kërkim për “shpërdorim detyre” në kuadër të këtij operacioni. Prokurorja Silvana Belishta ka kërkuar “Arrest në shtëpi” për 36 vjecarin Dhima. Por gjyqtari Mikel Hysometaj ka vendosur në përfundim të seancës masën e sigurisë “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për Dhimën.

Në kërkim për këtë dosje vazhdojnë të jenë Mariel Murati, ish-Drejtor i ALUIZNI Sarandë, i dyshuar për “falsifikim dokumentash” dhe “ndërtim i paligjshëm” dhe Kozeta Statha, ish-Drejtore e ASHK Sarandë, e dyshuar për “shpërdorim detyre”. Ndaj kësaj të fundit ka një tjetër masë sigurimi aktive “Arrest në burg” prej marsit 2022, për një dosje për të cilën tashmë kanë filluar edhe proceset gjyqësore.

Më 16 mars, Gjykata la në arrest shtëpie 2 zyrtarë dhe liroi 6 të tjerë, të akuzuar për shpërdorim detyre.  Nga hetimet e prokurorisë së Sarandës rezultoi se zyrtarët e Inspektoratit vendor të Mbrojtjes së Territorit, të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së territorit dhe të Drejtorisë së Kadastrës lejuan dhe legalizuan ndërtimin pa leje të hotelit 7 katësh në pronësi të ish Drejtorit të ALUIZNI Sarandë, Mariel Murati sot drejtor i Fondit të Kujdesit Shëndetësor.

Sipas burimeve, Murati kishte marrë leje për rikonstruksionin e një objekti ekzistues të blerë nga ana e tij, por kishte ndërtuar pa leje nga fillimi një hotel me 7 kate. Hoteli i Mariel Muratit ka qenë dy herë objekt i vendosjes së sasive të eksplozivit, në 9 shkurt 2021 dhe 29 qershor 2022, ngjarje ende të pazbardhura.

ARREST NË SHTËPI
Ermen Stroka, inxhinier i KADASTRËS
Erald Lika, inxhinier i KADASTRËS
DETYRIM PARAQITJEJE
Viktor Qesari, inspektor i IVMT
Tonin Simoni, ish-inspektor i IVMT
Oltion Durmishi, inspektor i IVMT PEZULLIM NGA PUNA
Denis Balili, ish-inspektor IKMT
Ina Papa, specialiste e Kadastrës
Manushaqe Saliko, ish-inspektore IKMT
Andri Dhima, ish-drejtor i ASHK
TË SHPALLUR NË KËRKIM
Mariel Murati, drejtor i FSDKSH
Kozeta Statha, ish-drejtore e ASHK

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Tajvani thotë se Kina dërgoi avionë ushtarakë në territorin e saj

Tajvani thotë se Kina dërgoi avionë ushtarakë në territorin e saj