Një prej resorteve më luksoze të Alpeve franceze Hotel des Grandes Alpes u përfshi nga flakët mbrëmjen e së martës, duke detyruar dhjetra pushues të linin dhomat në mes të natës prej tymit të dendur.
Mbi 90 persona u evakuan si pasojë e flakëve të dendura. Për shkak të rrezikut, autoritetet nisën të mërkurën edhe evakuimin e hotelit fqinj Hotel Le Lana, ku ndodheshin afro 200 pushues që bashkë me stafin u strehuan në hotele të tjera të zonës.
Në operacionin për shuarjen e flakëve janë angazhuar 131 zjarrfikës, të cilët po punojnë në kushte të vështira.
Masat e sigurisë në zonat alpine janë shtuar pas një zjarri tragjik në një bar në resortin zviceran Crans-Montana në natën e Vitit të Ri, ku humbën jetën 40 persona dhe mbi 100 të tjerë u plagosën.
Komente










