Situata e zjarrit në Ungrej të Lezhës është përkeqësuar ditën e sotme, pasi flakët janë favorizuar edhe nga bimësia e dendur dhe era e fortë.
Zjarri po rrezikon zonat e banuara në fshatrat Rras dhe Zimaj, si dhe Kishën e rindërtuar pak javë më parë në Rras të Butë, bashkë me varrezat.
Forcat zjarrfikëse, ushtria dhe strukturat e emergjencave civile ndodhen në terren dhe po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve.
Megjithatë, terreni i thyer dhe i vështirë ka penguar ndërhyrjen nga toka, duke e bërë më të vështirë përballimin e situatës.
Lajmi kryesor:
Zjarret/ Në Ungrej të Lezhës rrezikohen banesat, varrezat dhe një Kishë! 2 helikopterë për vatrën në Bardhaj-Myselim të Shkodrës! Flakët dalin nga kontrolli edhe në Tërbun (VIDEO)
LAJMET MË TË VLERËSUARA










