Hoti: Asociacioni i Komunave Serbe nuk do të bllokojë dialogun me Serbinë

 Hoti: Asociacioni i Komunave Serbe nuk do të bllokojë dialogun me Serbinë

Çështja e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe është e mbyllur dhe pala kosovare nuk do të bisedojë në dialogun me Serbinë, u shpreh kështu kryeministri Kosovar Avdullah Hoti.

Pavarësisht se Serbia e ka kushtëzuar dialogun me temën e Asociacionit, në një konferencë për media në Prishtinë,  Hoti theksoi se kjo temë nuk do ta bllokojë procesin e negociatave.

“Unë nuk pres që Asociacioni ta bllokojë procesin e dialogut për shkak se është edhe një dakordim i ndërmjetësit për dialog, që çështja e Asociacionit, marrëveshja për Asociacionin është temë e mbyllur”, tha Hoti.

Ai shtoi se nëse procesi i dialogut bllokohet, kjo nuk do të ndodhë për fajin e Kosovës, pasi sipas tij Kosova ka treguar përkushtim , në veçanti kabineti i drejtuar nga ai.

I pyetur nga mediat për ndryshimet kushtetuese në Kosovë dhe Serbi, për të cilat ka folur i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak gjatë qëndrimit të tij në Serbi.

“Kushtetuta është prekur më 2013, kur është ratifikuar kjo marrëveshje.  Është marrëveshje ndërkombëtare që është ratifikuar me 2/3 e votave të deputetëve të Kosovës”,  tha Hoti.

Lajçak, gjatë qëndrimit në Prishtinë javën e kaluar, tha se Kosova e ka marrë obligim themelimin e Asociacionit me marrëveshjen e 2013-së dhe ajo duhet ta zbatojë marrëveshjen për Asociacionin pas arritjes së marrëveshjes përfundimtare me Serbinë.

Kosova dhe Serbia, më 2013, kanë arritur marrëveshjen e parë, me të cilën parashihej edhe themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Më 2015, dy palët kanë arritur një marrëveshje të dytë lidhur me parimet e themelimit të këtij Asociacioni, të cilën e ka hedhur poshtë Gjykata Kushtetuese e Kosovës pasi parimet për të nuk janë në përputhje me Kushtetutën e vendit.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e udhëtarëve para se të rrëzohej në Kazakistan

Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e udhëtarëve para se të rrëzohej në Kazakistan