Hoti: keqardhje për Haradinaj,
nuk përfaqëson interesat e vendit
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së Avdullah Hoti ka thënë se Ramush Haradinaj është për keqardhje se si nuk po del nga lëkura e liderit të partisë kur tashmë është kryeministër i vendit.
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së Avdullah Hoti ka thënë se Ramush Haradinaj është për keqardhje se si nuk po del nga lëkura e liderit të partisë kur tashmë është kryeministër i vendit.
“Unë nuk e kuptoj pozicionin e tij, që është për keqardhje dhe nuk del prej lëkurës së liderit të AAK’së, ai tash është kryeministër i vendit, dhe si i tillë duhet të ketë në rend të parë interesat e vendit”, ka thënë shefi i Grupit parlamentar të LDK’së.
Hoti ka treguar dallimet që kanë me AAK’në për demarkacionin.
“Ne jemi pajtuar për Marrëveshjen e nënshkruar dhe deklaratën e dy presidentëve. Ne kemi kërkuar që neni 3 të formulohet “për orientim të deputetëve” dhe të jenë të bashkëngjituara të gjitha raportet e komisioneve. Neni 3 i adreson shqetësimet tona. PDK dhe NISMA kanë mbështetur propozimin, por jo edhe AAK’ja. AAK nuk ka pranuar të ndryshojë asnjë shkronjë”, ka thënë ai.
Hoti ka thënë se LDK mbetet e hapur dhe pret që të tejkalohet kjo situatë.
“Ne jemi të hapur, të interesuar që të përmbyllet kjo çështje, që të arrihet një konsensues, që të kalohet përpara.
Por për neve është e papranueshme që një raport që thotë se Kosova humbë 8 e 200 hektarë, një raport që akuzon të tjerët, nuk ka logjikë të marrë mbështetjen”, ka thënë ai.
Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?
-
Mirë
43.8%
-
Keq
39.4%
-
Nuk e di
16.8%
Vota total: 1609
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lufta/ Mes raketave e pritave sulmi i Kievit në Kursk nuk ndalet, Moska ka frikë për termocentralin bërthamor
10 Gusht, 08:58
-
Arrestohen katër të dyshuar për planifikim të sulmit ndaj policisë dhe të trazirave në protestën në Beograd
10 Gusht, 08:25
-
Lufta/ Izraeli godet një shkollë në Gaza, 100 të vrarë, IDF: Strehë e Hamasit
10 Gusht, 08:03
-
Temperatura deri në 40 gradë Celcius, ja parashikimi i motit për fundjavën
10 Gusht, 07:45
-
Microsoft: Irani po intensifikon përpjekjet kibernetike për ndikim në zgjedhjet amerikane
10 Gusht, 07:26
-
Eshtë më mirë të jesh i kujdesshëm... Çfarë thonë yjet për ju sot
10 Gusht, 07:05
-
RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar
9 Gusht, 23:07
-
SHBA njofton një paketë të re ndihme për Ukrainën
9 Gusht, 22:55
-
Turistët zgjedhin Vlorën, rreth 1600 pasagjerë në një ditë! Kryesisht nga Italia: Na pëlqen natyra e mikpritja
9 Gusht, 22:40
-
Paris 2024/ Ja si transformohen medaljet olimpike pas një jave (VIDEO)
9 Gusht, 22:27
-
Lista e re me 'non-grata', SHBA do të publikojë së shpejti emrat e rinj, përfshihet edhe Shqipëria
9 Gusht, 22:21
-
Ministria e Jashtme e Kosovës: Shkupi nuk do ta dorëzojë në Serbi ish pjesëtarin e UÇK-së të arrestuar muajin e kaluar
9 Gusht, 22:16