Hoti konfirmon nisjen e kërkesës te presidenti për hapje të misionit diplomatik në Izrael

Hoti konfirmon nisjen e kërkesës te presidenti për hapje të misionit diplomatik në Izrael

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka dhënë pëlqimin e tij për t'i dërguar presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi kërkesën për hapje të misionit diplomatik në Izrael.

Ai i ka bërë këto komente pas takimit me ministren për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Meliza Haradinaj Stublla.

“Kryeministri theksoi se Izraeli është partner strategjik i Kosovës dhe se vendosja e marrëdhënieve diplomatike në mes të dy vendeve vie si rezultat i marrëveshjes së 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë”, është thënë në komunikatën për media të kryeministrisë.

Kryeministri Hoti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiç kanë nënshkruar marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë, në praninë e presidentit amerikan, Donald Trump.

Njohja reciproke midis Kosovës dhe Izraelit është njëra nga pikat e theksuara në këtë marrëveshje, Kosova  po ashtu është zotuar se do ta hapë misionin e saj diplomatik në Jerusalem, ndërsa Serbia është zotuar se do ta zhvendosë ambasadën e saj ekzistuese në Izrael nga Tel Avivi në Jerusalem.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë