Hoti: LDK-ja e gatshme të bisedojë
me të gjitha partitë, por jo me PDK-në

Hoti: LDK-ja e gatshme të bisedojë<br />me të gjitha partitë, por jo me PDK-në
Kandidati për Kryeministër nga koalicioni LAA, Avdullah Hoti ka ftuar PAN-in që t’i themeloj institucionet, në mënyrë që siç thotë ai mos të dëmtohen bizneset, raporton “Zeri.info”.
 
Këto komente Hoti i bëri gjatë një konference për media me përfaqësuesit e bizneseve, ku u diskutua për nevojën dhe avancimin e dialogut me biznese.
 
Hoti po ashtu ka thënë se LDK-ja është e gatshme që të bisedoj me të gjitha partitë, me përjashtim të PDK-së.
 
“LDK-ja  pranon të bisedoj më të gjitha partitë me përjashtim të PDK-së. Vetëm atëherë kur koalicioni PAN nuk mund të formoj Qeverinë, vetëm kur koalicioni fitues nuk mundet që në mandatin e parë ti themeloj institucionet”, ka thënë Hoti
 
Në zgjedhjet e qershorit në Kosovë, PDK doli e para si koalicion, ndërsa Vetëvendosje e dyta dhe LDK e treta, por asnjëra nuk mundet të formojë e vetme qeverinë.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Mandati i Xhaçkës, më 27 gusht mblidhet jashtë sesionit Këshilli për Legjislacionin

Mandati i Xhaçkës, më 27 gusht mblidhet jashtë sesionit Këshilli për Legjislacionin