Hoti për presidentin: Për disa ditë ose javë do të bisedojmë për këtë temë

Hoti për presidentin: Për disa ditë ose javë do të bisedojmë për këtë temë

Në një kohë kur në vend janë hedhur pretendime të ndryshme në lidhje me presidentin e ri të Kosovës, apo mundësinë për të mbajtur zgjedhje të reja, ka reaguar kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti i cili ka thënë se në një periudhë jo të largët kohore partitë duhet të vendosin nëse duan zgjedhje të reja, apo do të pajtohen për një emër të ri për postin e presidentit.

 “Presidenti i vendit nuk është në detyrë, ka dhënë dorëheqje e që nënkupton se ne duhet të ndërmarrim hapat dhe veprimet kushtetuese. Janë dy rrugë, partitë duhet të bëhen bashkë për t’u për presidentin e ri, ose të bien dakord  për të caktuar datën për zgjedhjet e parakohshme. Kanë ndodhur para një jave. Ende s’kemi filluar konsultimet e brendshme me partitë për të parë cili është disponimi. Kemi deklarime publike të partive të ndryshme karshi kësaj teme, por po besoj së shpejti për disa ditë, disa javë, ulemi të gjitha partitë e të flasim si njerëz të civilizuar, si parti të përgjegjshme për të gjetur zgjidhje për qytetarët”, tha Hoti gjatë një konference për medien.

Aktualisht postin e presidentit e mban Vjosa Osmani, por në bazë të kligjit të vendit brenda 6 muajsh vendi duhet të bjerë dakord për emrin e pasuesit të Thaçit ose të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik