Hoti: ​Shkollat mbyllen më 18 dhjetor, vazhdojnë masat e njëjta kufizuese

Hoti: ​Shkollat mbyllen më 18 dhjetor, vazhdojnë masat e njëjta kufizuese

Kryeministri Avdullah Hoti

KOSOVË- Kryeministri Avdullah Hoti sot ka bërë të ditur vazhdimin e masave kufizuese antiCOVID-19, të cilat janë vendosur dy javë më parë nga Qeveria e Kosovës.

Ai tha se masat e ndërmarra kanë ndihmuar në parandalimin e rritjes së numrit të rasteve pozitive me COVID-19, ndërkohë bëri të ditur se do të ketë masa të reja për festat e fund-vitit. Në një konferencë për media, Hoti gjithashtu ka bërë të ditur se shkollat do të përfundojnë gjysmë-vjetorin më 18 janar, për të rifilluar mësimin një muaj më vonë.

Hoti tha se situata me pandemi është serioze, por nën kontroll dhe se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike vlerëson se masat aktuale të kufizimit duhet të mbeten në fuqi.

 “Në bazë të vlerësimit të Institutit, sugjerimi i tyre është që masat që janë në fuqi të mbahen ndërsa të vazhdohet me zbatim rigoroz të masave që kemi ndërmarrë deri më tani dhe në funksion të kësaj nesër në 8 e gjysmë në mëngjes do të kemi një takim me të gjitha inspektoratet dhe Policinë e Kosovës për të ngritur nivelin e zbatimit të masave...Kemi ndërmarrë këto masa para dy javë. Këto masa na kanë mundësuar të parandalojmë rritjen eksponenciale. Do ta përcjellim situatën dhe do të zhvillojmë masa të reja për ditët e festave për fund-vit, në mënyrë që qytetarët të ndjehen sa më rehat në festat e fund-vitit”, tha ai.

Shefi i ekzekutivit, pas një takimi me vartësit e tij dhe institucionet që janë të përfshirë direkt në menaxhimin e pandemisë, tha se janë në rrugë të mirë për të siguruar numër më të madh të vaksinës antiCOVID, përtej numrit që i dhuron Organizata Botërore e Shëndetësisë. Hoti bëri të ditur se kanë vendosur që gjysmë-vjetori i parë i viti shkollor të përfundojë më herët, më datë 18 dhjetor.

 “Jemi dakorduar që ky gjysmë-vjetor të përfundojë më 18 dhjetor. Është kërkesë edhe e ministrit, dhe unë gjej rastin t’i lus shkollat, komunat që të përmbyllin plan-programin e paraparë për këtë gjysmë-vjetor më datë 18 dhjetor. Shkollat pastaj do të hapen më 18 janar. Do të kemi kohë gjatë pushimit pranveror, ose në qershor të kompensojmë ditët që po e shtyjmë fillimin e gjysmë-vjetorit të dytë”, tha Hoti.

Kryeministri i Kosovës tha se masat do të ndërmerren varësisht situatës në të cilën gjendet vendi. Ndërsa drejtori i IKSHP-së Naser Ramadani tha se lakorja mund të ulet vetëm me vazhdimin e masa e që sipas tij masat aktuale janë të duhurat veçse duhet respektuar nga të gjithë./KosovaPress

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)