Houston,Thaçi:100 mijë dollarë
për të prekurit nga përmbytjet 

Houston,Thaçi:100 mijë dollarë<br />për të prekurit nga përmbytjet 
Presidentii Kosovës,Hashim Thaçi ka kërkuar që Qeveria të japë 100 mijë dollarë në ndihmë të familjeve amerikane që u goditën nga përmbytjet në Houston.
 
Thaçi, përmes një postimi në Facebook,  ka thënë se shqiptarët janë solidarë dhe se nuk harrojnë ndihmë që populli amerikan e ka bërë për Kosovën.
 
Postimi i plotë i Thaçit:
 Bashkë me qytetarët e Republikës së Kosovës, me shqetësim dhe dhimbje, kam përcjell zhvillimet në Hjuston pas reshjeve dhe përmbytjeve masive të shkaktuara nga uragani Harvey, të papara ndonjëherë.
 
Ne, si shtet i ri, ende kemi probleme me varfërinë, por jemi popull solidar dhe që nuk harron kurrë ndihmën e popullit amerikan për Kosovën, kur ne ishim pllakosur nga vuajtjet e luftës në fund të shekullit të kaluar.
 
Prandaj, i bëj thirrje dhe kërkoj nga Qeveria e Republikës së Kosovës që sa më shpejt të marrë vendim për ndarjen e së paku 100.000 dollarë në ndihmë të familjeve amerikane të prekura nga kjo katastrofë.
 
Jam i vetdijshëm që kjo shumë është simbolike! Ne ndihmojmë me aq sa kemi, ashtu siç na e ka mësuar tradita e jonë shekullore

thaci fb
   (Postimi i Hashim Thaçit në facebook)

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre