Houthi pretendon se kanë goditur një anije tregtare amerikane në Detin e Kuq

Houthi pretendon se kanë goditur një anije tregtare amerikane në Detin e Kuq

Rebelët Houthi në Jemen pretendojnë se kanë goditur një anije tregtare amerikane në Detin e Kuq. Houthi tha se ka goditur anijen KOI.

Firma e sigurisë detare Ambrey tha se një anije që operonte në jug të portit të Adenit të Jemenit kishte raportuar një shpërthim në bord, por nuk përmendi emrin e anijes.

Zëdhënësi ushtarak Houthi, Yahya Sarea, tha të mërkurën se forcat e armatosura të lëvizjes kishin vënë në shënjestër një anije tregtare amerikane të quajtur KOI. Anija, tha ai, ishte nisur për në "portet e Palestinës së pushtuar", një frazë që Houthi e përdor për të nënkuptuar Izraelin.

Jemeni, shtoi ai, "nuk do të hezitojë" të hakmerret kundër "përshkallëzimit britaniko-amerikan".

“Të gjitha anijet amerikane dhe britanike në Detin e Kuq dhe Arabik janë objektiva legjitime për Forcat e Armatosura të Jemenit për sa kohë që agresioni amerikano-britanik kundër vendit tonë vazhdon”, tha zëdhënësi Houthi.

Ndërkohë, SHBA ka kryer në Jemen duke lëshuar 10 dronë.

Lexo KËTU: SKEDA/ Kush janë rebelët Houthi dhe pse po sulmojnë anijet në Detin e Kuq?


Lajmi kryesor:

Lufta/ UNRWA: Pa fonde, mund të mbyllim dyert deri në fund të muajit! Politike: Biden drejt sanksioneve kundër izraelitëve që sulmuan palestinezët në Bregun Perëndimor të pushtuar


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Namir Lapardhaja: Zgjedhja e drejtuesit të SPAK nga populli, hapi i nevojshëm për pavarësinë e vërtetë të drejtësisë

Namir Lapardhaja: Zgjedhja e drejtuesit të SPAK nga populli, hapi i nevojshëm për pavarësinë e vërtetë të drejtësisë