Hoxha në krye të demonstratave
në Korçë bashkë me Abaz Ermenjin
EKSKLUZIVE/ Gazeta Shqiptarja.com (print) boton sot dokumentin befasues qe tregon se Enver Hoxha ka qene ne krye te demonstratave ne Korce bashke me Abaz Ermenjin. Perse ai e fshehu kete dokument per dekada me radhe, edhe pse ne te vertetohej angazhimi i tij i hershem antifashist? Cilet ishin personazhet e tjere qe ai pati ne krah ne demonstratat e 28 nentorit dhe pse ai nuk do te donte qe ata te dilnin kurre ne pulbikun e gjere?
TIRANE- Në protestat e para antifashiste të vitit 1939 Enver hoxha ka pasur nje rol të veçantë. Ai ka qenë në mos nje prej organizatorëve, një protestues që ka rënë në sy së bashku me disa profesorë të tjerë të liceut të korçës dhe studentë të spikatur të këtij liceu. Vetë Enver Hoxha e ka përmendur këtë gjë, duke përdorur si fakt për ta vërtetuar protagonizmin e tij në këtë ngjarje një dokument të dhjetorit të këtij viti, i firmosur nga zv.ministri i atëhershëm i arsimit, dokument ku njoftohej pushimi i tij nga nga puna si profesor në lice për shkak të pjesëmarrjes në protestat e 28 nëntorit 1939.
Këtë Hoxha e ka shkruar në librin e tij me kujtime “Vite të rinisë” 1988. Sidoqoftë ky dokument nuk e vërtonte katërçipërisht faktin që Hoxha ishte i pranishëm atë ditë në protesta apo që ishte edhe një prej organizatorëve. Në fakt është një tjetër dokument, i cili e vërteton plotësisht protagonizmin e Hoxhës në këtë ngjarje. Por ai dokument është mbajtur sekret prej tij me një qëllim të caktuar. Ky dokument u publikua për herë të parë para disa javëve në ekspozitën kushtuar Luftës së Dytë Botërore hapur në “Bunk’art” në nëntordhjetor 2014. Çfarë paraqet ky dokument dhe çfarë fshihet pas faktit që ai është fshehur për dekada me radhë?
Pse Enver Hoxha nuk e përdori kurrë, edhe pse do ti shtonte shumë pikë profilit të tij si atdhedashës në ato ditë të para të pushtimit të vendit, shumë kohë para se të krijohej Partia Komuniste? Këtë shpjegim e gjejmë në një analizë që studiuesi Ylli Polovina i bën këtij dokumenti pas publikimit të tij në Bunk’art në shkrimin “Superbunkeri i Tiranës ribën Histori. Ja analiza e tij: Në librin e tij me kujtime “Vite të rinisë” (1988) Enver Hoxha paraqet si provë për atdhedashurinë e tij e sidomos për pjesëmarrjen aktive në luftën antifashiste një shkresë të datës 13 dhjetor 1939, të hartuar prej zv.ministrit të arsimit. Në të njoftohej drejtoria e gjimnazit të Korçës për pushimin nga puna të profesorit Enver Hoxha.
Shkaku ishte pjesëmarrja e tij, bashkë me shumë studentë, në një manifestim nderues për 28 Nëntorin dhe po aq protestues ndaj pushtimit. Nga historianët profesionistë të pasdiktaturës, por edhe prej studiuesve të tjerë, ky fakt nuk ka qenë kurrë i vënë në pikëpyetje. Por me të drejtë është përfolur për mundësinë e një manipulimi. Është dyshuar se prej ministrisë urdhri i pushimit të mësuesve të Liceut të Korçës ka qenë një masë e gjeneralizuar, ku, kishin apo jo faj, largoheshin nga puna që të gjithë. Kjo e errësonte sadopak rolin e propaganduar si të spikatur të Enver Hoxhës.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43%
-
Jo
50.6%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4357
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kur Berisha drekonte me Xhorxh Soros, Filantropi: Jam shumë i lumtur që njerëz të mbështetur nga fondacioni, janë të asociuar edhe me Saliun (VIDEO)
28 Janar, 22:43
-
New York Times: Vuçiç 'sakrifikoi' kryeministrin që të fitojë kohë
28 Janar, 22:32
-
Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë
28 Janar, 22:00
-
Shqipëria vend strehimi për palestinezët? Ralf Gjoni: Rama të japë garanci se s'ka skenar të tillë! Galdini: Spostimi nga vatra e tyre është spastrim etnik
28 Janar, 21:51
-
Ardian Vehbiu: Histeria ndaj kryepeshkopit Anastas
28 Janar, 21:45
-
Zbulohet në Prishtinë laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve (FOTOT)
28 Janar, 21:28
-
Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë gjatë 4 viteve
28 Janar, 21:15
-
'Ngrirja' e ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin, pezullohen nga puna 50 zyrtarë të USAID! Nuk preken programet e Mbrojtjes, as Ukraina
28 Janar, 21:07
-
Dosja K- Letra e Edip Tershanës në qeli: Enver ti e shite Kosovën, kjo është tradhëti!
28 Janar, 21:04
-
Ylli Pata: Sforcimi kërcitës i partive të reja të opozitës
28 Janar, 20:54
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40
-
Protestat në Serbi/ Vuçiç i drejtohet popullit: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve! Mund të kemi zgjedhje të parakohshme për 75 ditë
28 Janar, 20:22