Sekretari i përgjithshëm tregon se: “…në rast se na kërkohet do japin edhe informacionet apo të dhënat tona që kemi do tja vemë në dispozicion. Po do tja vemë në dispozicion një komisioni që të jetë i pavarur dhe që do të jemi të bindur se anëtarët e këtij komisoni do ta zbatojnë me të vërtet siç duhet të gjithë infrastrukturën ligjore dhe rastet që do konstatohen punonjës policie me të kaluar të tyre kriminale…”. Hoxha evidentoi se “Vettingu” duhet të nisë patjetër me anëtarët e komisionin, pastaj të shtrihet në struktura të tjera. Ish-drejtori i krimit Ekonomik në policinë e Tiranës shprehet mosbesues në bërjen e një Vettingu të drejtë në polici, pasi siç thotë ai “…Është provuar në dhjetëra raste kur trafikantët e drogës janë të lidhur me ish-drejtues policie dhe me drejtues aktual policie, të cilët kanë dalë në proçedime të ndryshme dhe përgjime telefonike.
Ndaj këtyre rasteve nuk është marrë asnjë masë. Të vetmet masa ekstreme ndaj tyre janë transferimet, duke marrë disa drejtorë qarqesh dhe janë akomoduar në Akademinë e Policisë për të dhënë leksione…”. Për sa i përket pyetjes se dhe vetë ministri Xhafaj ka pranuar se ish-drejtues policie kanë qënë të implikuar në kultivimin e drogës, Hoxha sqaron “…pranimi i fajit është thjesht rrethanë lehtësuese. Duke mos marrë përsipër vendosjen e saksioneve dhe ndëshkimin nuk e shëron plagën, por përkundrazi e thellon. Çka do të thotë që janë amnistuar lidhjet e tyre me krimin dhe do vazhdohet me një formë tjetër më të sofistikuar e tyre me krimin. Nuk mund të pranohet që “…ok ne gjetëm punonjës policie të inkriminuar dhe të lidhur me trafikantët e drogës dhe i lëvizëm nga këto detyra, duke i çuar në një detyrë tjetër…dhe zëvendësuar me të tjerë… Jo”. Sepse ndëshkimi përveçse ka efektin e drejtpërdrejtë tek personi që ndëshkohet, ka dhe efektin frenues për punonjësit e tjerë të policisë dhe për gjithë shoqërinë ka efekt edukues…”.
Ministri Fatmir Xhafaj ka ndërmarë një nismë ligjore për të vënë në zbatim procesin e “Vettingut” mes rradhëve të policisë së Shtetit, me qëllim pastrimit e njollave të zeza në këtë strukturë të rëndësishme të shtetit. Si e shikoni ju këtë nismë të ministrit të ri?
Unë si sekretar i përgjithshëm i “Shoqatës së Punonjësve të Policisë në Lirim” por edhe përfaqësuesit e tjerë të kësaj shoqate e kemi ngritur zërin për inkriminimin e rradhëve të Policisë së Shtetit, që nga viti 2013 e në vazhdim. Ne e përshëndesim dhe e mirëpresim pasi jemi dhe një nga grupet e interesit, ku në rast se na kërkohet do japin edhe informacionet apo të dhënat tona që kemi do t’ja vemë në dispozicion. Po do t’ja vemë në dispozicion një komisioni që të jetë i pavarur dhe që do të jemi të bindur se anëtarët e këtij komisoni do ta zbatojnë me të vërtet siç duhet të gjithë infrastrukturën ligjore dhe rastet që do konstatohen punonjës policie me të kaluar të tyre kriminale. Natyrisht që ne kemi dyshime dhe konstatime konkrete, disa prej të cilave po nga ministri aktual i Brendshëm janë bërë publike në media.
Në dijeninë tuaj kush janë anëtarët e komisionit që do analizojnë pastërtinë e figurës së efektivave të policisë së shtetit?
Në këtë komision do të ketë përfaqësues nga SHÇBA Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave, nga Policia e Shtetit, përfaqësues nga institucione të tjera.Por gjithsesi këta janë persona që duhet të jenë vetë subjekte të vettingut dhe s’mund të jenë njerës përgjegjës për zbatimin deri në fund të këtij procesi. Prandaj ne me të drejtë konstatojmë se ky komision nuk do të jetë i pavarur por i ndikuar dhe do ti shërbejë më shumë disa personave në Policinë e Shtetit, duke sjellë largimin e tyre nga rradhët e policisë së shtetit apo dhe më rëndë ndoshta, për arsye të ndryshme, politike apo në opinionin e tyre se këta individë duket të largohen.
Nga 2013, ku në pushtet erdhën socialistët sa punonjës policie janë larguar nga detyra?
Në të vërtetë gjatë këtij 4 vjeçari të larguar janë larguar rreth 1 mijë punonjës policie. Siç është verifikuar nga koha dhe nga vendimet gjyqësore, një pjesë e të larguar janë përjashtuar duke mos respektuar kriteret ligjore, ndërsa pjesë tjetër është larguar për shkak se u është faktuar se kanë qënë të imlikuar në veprimtari kriminale. Vetë ministry Xhafaj deklaroi se ish-drejtues të policisë kanë qënë të lidhur me kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike, kryesisht kanabis stativa. Ndërkohë që ish-ministri i Brendshëm Saimit Tahiri në të gjitha daljet publike deklaronte se unë kam larguar punonjës policie, të cilët kanë qënë të lidhur me krimin, kanë qënë punonjës policie të pakualifikuar dhe paarsimuar. Ndërkohë që nuk faktoi asnjë rast të vetëm nuk justifikoi asnjë nga shkarkimet që bëri, pasi me vendimet gjyqësore, u provua paligjshmëria e largimit duke detyruar Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ti rikthente. Të gjithë të shkarkuar me arsim të lartë, u zëvendësuan me të ripranuarit në kundërshtim me ligjin. Në tentor 2013 në polici u funtën drejtues të dyshuar me kriminin dhe më arsimin jo përkatës, duke mos zbatuar asnjë procedurë ligjore. Sepse në asnjë rast punjësit e policisë, tashmë të ripranuar, nuk kishin përmbushur kushtin elementar për tu ripranuar, që ishte vërtetimi i besueshmërisë, i cili merej në komisariatet brenda juridiksionit ku ishin banorë. Por çfarë ndodhi, emërohej shef komisariati apo drejtor policie dhe i thoshtë vartësit të tij ose inspektorit të krimeve që bëj vërtetimin e besueshmërisë dhe e firmoste po vetë. Po ashtu nuk ju morën gjurmët e gishtave, punonjësve të policisë, të cilët u rekrutuan. Nga të dhënat që ne kemi, disa prej këtyre drejtuesve kishin aktivitet të mëparshëm kriminal, kryesisht në vjedhje. Edhe nëse këta punonjës policie janë rehabilituar, por edhe nëse kjo është e vërtetë ata nuk mund të shërbejnë në rradhët e Policisë së Shtetit.Nuk janë të besueshëm për të punuar në polici.
Ju besoni se Vettingu në policinë e Shtetit, do të jetë një proces i rregullt dhe pa u ndikuar politikisht?
Dukë parë nga këto sa rendita më sipër dhe shumë gjëra të tjera, jam i bindur se nuk do kemi një proces të rregullt Vettingu, që do i shërbejnë pastërtisë së figurës, pasurisë dhe të ardhurave që do kenë punonjësit e policisë. Është provuar në dhjetëra raste kur trafikantët e drogës janë të lidhur me ish-drejtues policie dhe me drejtues aktual policie, të cilët kanë dalë në proçedime të ndryshme dhe përgjime telefonike. Ndaj këtyre rasteve nuk është marrë asnjë masë. Të vetmet masa ekstreme ndaj tyre janë transferimet, duke marrë disa drejtorë qarqesh dhe janë akomoduar në Akademinë e Policisë për të dhënë leksione. Ata nuk mund të ishin punonjës policie në rolin bazë dhe jo më në rol drejtues. Këto kushte na shtyjnë të mos kemi asnjë besueshmëri tek ky komision dhe ky ministër i Brendshëm ta çojë deri në fund vettingun sepse në rradhë të parë, duhet të largojë drejtuesit e policisë dhe të vendosi drejtorë të rinj, të cilët së bashku me SHÇBA të furnizojë me të dhëna, komisionin e pavarur me ekspertë që në përfundim mund të themi që kemi arritur diçka që do i shërbejë pastrimit të rradhëve të policisë. Megjithëse do jetë shumë e vështirë, sepse nuk ka ndodhur asnjëherë në historinë e Policisë Shqiptare, që nga 1913 e deri në vitin 2016, inkriminim i Policisë së Shtetit në shkallën sipërore, e njëjtë ose e barabartë me një organizatë kriminale, që ka funskionuar në mënyrë më të keqe të mundshme.
Vetë ministri Xhafaj e ka pranuar se ish-drejtues policie kanë qënë të implikuar në lultivimin e drogës dhe trafikimin e saj. Mendoni se “vettingu” në polici, do ndajë përfundimisht policët e implikuar me trafikantët e drogës?
Pranimi i fajit është thjesht rrethanë lehtësuese.Duke mos marrë përsipër vendosjen e saksioneve dhe ndëshkimin nuk e shëron plagën, por përkundrazi e thellon. Çka do të thotë që janë amnistuar lidhjet e tyre me krimin dhe do vazhdohet me një formë tjetër më të sofistikuar e tyre me krimin. Nuk mund të pranohet që “…ok ne gjetëm punonjës policie të inkriminuar dhe të lidhur me trafikantët e drogës dhe i lëvizëm nga këto detyra, duke i çuar në një detyrë tjetër…dhe zëvendësuar me të tjerë… Jo”. Sepse ndëshkimi përveçse ka efektin e drejtpërdrejtë tek personi që ndëshkohet, ka dhe efektin frenues për punonjësit e tjerë të policisë dhe për gjithë shoqërinë ka efekt edukues. Me pranimin e fajit, çfarë masa i ngelen të marren nga ministri i Brendshëm.Barra kryesore për një vendimtarje ndaj këtyre rasteve i bie Drejtorit të Policisë së Shtetit, sepse ai është menxhari i përgjithshëm i gjithë organizatës së policisë. Me një të rënë të lapsit larguan 1 mijë punonjës policie, që kanë pasur përkushtimin dhe devotshmërinë në punë dhe kanë shërbyer për vite me rradhë.
Sa të sigurt janë sot punonjësit e Policisë së Shtetit që janë larguar nga detyra?
Po ti shohësh punonjësit e policisisë që janë liruar nga detyra, janë njerës që përsëri punojnë në sektorin privat. Punojnë për një pagë minimale 40 mijë apo 50 mijë lek në muaj.Këta punonjës policie kanë qënë të pastër, të painkriminuar, të përkushtuar. Dhe në fund mesazhi që ju dha ço punonjësi policie të larguar ishte që në rast se do jesh i panashëm, në rast se do zbatosh drejt ligjin, ti mund të dalësh nesër në rrugë dhe mund të përballesh me ata kriminelë të cilët ti i ke arrestuar. Dhe siç ndodhi me rastin e të ndjerit Artan Cukut i cili u vra dhe dyshohet se personat janë ata që ai i kishte hetuar, arrestuar dhe çuar para drejtësisë. Pra i ke dhënë mesazhin që unë si shtet të braktis si punonjës policie dhe këtu prishet besueshmëria mes palëve.
Sa efektivë policie janë rykthyer në punë, pasi kanë fituar të drejtën e tyre me vendim gjykate?
Aty mund të jenë rikthyer në punë që po ti numërosh me gishtat e dorës.Dhe ato raste janë rikthyer për shkak të lidhjeve apo njohjeve personale. Që e meritonin të riktheheshin e meritonin absolutisht si gjithë të tjerët që janë larguar.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com