Shefi i diplomacisë kosovare ka deklaruar se së shpejti një vend do të pranojë njohjen zyrtare të Republikës së Kosovës.
Enver Hoxhaj nuk e ka bërë publike emrin e këtij shteti duke ruajtur besueshmërinë e këtij informacioni në funksion të detyrës që ushtron si ministër i jashtëm.
Hoxhaj shprehet se ka mundësi që të rritet aprovimi ndërkombëtar ndaj shtetit të ri të Kosovës dhe mundësia më e afërt do të jetë mbledhja e muajit shtator e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
E ardhmja e Kosovës në arenën ndërkombëtare mund të jetë shpresëdhënëse pasi për vendin e Ballkanit po paraqiten disa sfida për t'u anëtarësuar në institucione ndërkombëtare si UNESCO-ja dhe INTERPOLI.
Përballja më e vështirë do të jetë në takimin midis shteteve në Kinë, e cila do të drejtohet nga Rusia.
Dy Superfuqitë janë rreshtuar në krahun e Serbisë si shtete që nuk e njohin juridikisht Kosovën si "shtet të ri" .
Për të përmbushur objektivat e anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare, Parlamentii Kosovës duhet të kalojë disa ligje të brendshme si˸ ligji për fenë, ushtrimin e të drejtave kulturore dhe detyrave të tjera që do të ngarkojë Ministria e Kulturës e Kosovës.
Kreu i Ministrisë së Jashtme të Republikës së Kosovës shfaqet optimist në lidhje me garantimin e votave për anëtarësim të menjëhershëm në UNESCO dhe INTERPOL.
Që nga dita e shpalljes "shtet i pavarur" në 17 shkrut 2008, Kosova njihet zyrtarisht si Republikë nga 111 vende anëtare të OKB-së.
Redaksia Online
d.v./shqiptarja.com
/Shqiptarja.com