Hoxhaj: Dialogu të përfundojë
me normalizim të raporteve

Hoxhaj: Dialogu të përfundojë<br />me normalizim të raporteve
Kosova dëshiron që dialogu me Serbinë të përfundoj me nomalizimin e plotë të raporteve, që nënkupton edhe anëtarësim të Kosovës në Kombet e Bashkuara dhe njohje reciproke të ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Kështu ka thënë sot në Bruksel, ministri i jashtëm i Kosovës në detyrë, Enver Hoxhaj.

Qeveria në Prishtinë dëshiron që dialogu të përfundoj me normalizimin e plotë ndërmjet dy vendeve, që do të thotë përfshirje e plotë e serbëve të Kosovës në sistemin e Kosovës, anëtarësim i Kosovës në Kombet e Bashkuara dhe njohje e plotë e dyanshme diploamtike, ka thënë Hoxhaj në Parlamentin Evropian.

Sot, anëtarët e Parlametit Evropian janë takuar me minsitrat e jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ministri Hoxhaj, po ashtu, ka vlëerësuar se në periudhën prej tri e deri në pesë vite mund të arrihet marrëveshja paqësore për zgjidhjen e të gjitha problemeve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.



Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Imane Khelif nuk lëkundet nga zhurma e mediave, mposht Anna Hamorin në çerekfinalen e boksit

Paris 2024/ Imane Khelif nuk lëkundet nga zhurma e mediave, mposht Anna Hamorin në çerekfinalen e boksit