Ministri i Punëve të Jashtme së Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka dërguar një telegram ngushëllimi ministrit të Punëve të Jashtme të Bosnjës dhe Hercegovinës, Zlatko Lagumgjija, pas humbjes tragjike të jetëve të pesë minatorëve boshnjakë në minierën Raspotoçje, pranë qytetit të Zenicës.

Në telegram, ministri Hoxhaj, në emër të qytetarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës i ka shprehur ngushëllime ministrit Lagumgjija, duke theksuar pikëllimin dhe keqardhjen e qytetarëve të Kosovës për këtë tragjedi.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, ka shprehur gjithashtu solidaritetin e plotë të Qeverisë dhe qytetarëve të Kosovës për familjarët e viktimave dhe për popullin e Bosnjës dhe Hercegovinës në këtë ditë zie kombëtare. Të lënduarëve të tjerë u ka uruar shërim sa më të shpejtë./ATSH/