Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, priti sot në një takim deputetin e Bundestagut gjerman nga radhët e CDU-së, Roderich Kiesewetter dhe këshilltarin për Politikën e Jashtme të Grupimit Parlamentar CDU-CSU, Hans-Joachim Falenski, me të cilët bashkëbisedoi për ecjen e shtetit të Kosovës në planin e njohjeve, anëtarësimeve dhe fuqizimit të subjektivitetit ndërkombëtar.
Duke folur për dialogun me Serbinë, Hoxhaj i informoi për arritjet e dialogut, procesin e përmbushjes së marrëveshjeve të arritura dhe përkushtimin e qeverisë së Kosovës për ta vazhduar dialogun ndërshtetëror me qeverinë serbe.
"Qeveria e Kosovës ashtu sikurse më parë me fillimin e dialogut me Serbinë i mbetet besnik zotimeve dhe detyrimeve ndërkombëtare për t'i përmbushur të gjitha marrëveshjet, që janë në interes të normalizimit të marrëdhënieve mes dy shteteve. Njëherësh, ne mbështesim vazhdimin e dialogut që do të përfundonte me normalizimin e plotë të marrëdhënieve", tha Hoxhaj.
Më tej, Hoxhaj prezantoi pesë hapat që duhen ndërmarrë për të normalizuar në tërësi marrëdhëniet, përfshirë implementimin e plotë të marrëveshjeve të arritura pa provuar të rishikohen apo rinegociohen; shpërbërjen e plotë të strukturave paralele serbe; integrimin e plotë të serbëve në institucionet kosovare; respektimin e sovranitetit dhe integritetit territorial, duke përfshirë heqjen e barrierave për anëtarësimin në organizata ndërkombëtare dhe para hyrjes në BE duhet të arrihet një marrëveshje ligjore obliguese mes dy vendeve.
Hoxhaj bashkëbisedoi me delegacionin gjerman edhe për nevojën e intensifikimit të mëtejshëm të bashkëpunimit bilateral me Gjermaninë në nivelin politik dhe ekonomik, ku veçanërisht është konstatuar bashkëpunimi i shkëlqyer mes dy vendeve.
ATSH
/Shqiptarja.com