Është diskutuar dje në Komisionin e Ligjeve, projektligji “Për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të huasë”, ku ka patur debate në radhët e anëtarëve të këtij komisioni. Sipas këtij projektligji synohet që qeveria të hyjë vetë në negociata për të marrë hua me interesa të ulëta pa patur nevojë për t’u ratifikuar nga Kuvendi. Kjo ishte dhe pika ku deputetët e mazhorancës kundërshtuan një zëri. Argument që erdhi nga ligjvënësit për këtë projektligj ishte se këtu shkelet hapur Kushtetuta. Ndërsa argumenti tjetër i ligjvënësve ishte se nuk mund të bëjmë gabime që ka bërë dikur ish-qeveria e shkuar. Deputeti socialist, Bashkim Fino tha se ky ligj nuk është aspak korrekt sa i përket përpuethshmërisë me Kushtetutën. Megjithatë duke ju referuar bonsensit të qeverisë kryetari Xhafa kërkoi kohë për t’u konsultuar me specialist nëse Kushtetuta ka hapësira për ta lejuar këtë.