Hudhra, portokalli e çokollata e zezë ulin rrezikun e sulmit në zemër

Hudhra, portokalli e çokollata e zezë  ulin rrezikun e sulmit në zemër

Foto ilustruese

Sulmi në zemër është një emergjencë mjekësore dhe duhet të trajtohet menjëherë. Sulmi në zemër ndodh si pasojë e mungesës së gjakut në zemër, ndërkaq mund të shkaktohet nga ndonjë bllokim në enët e gjakut.

Sidoqoftë, ekspertët tani thonë se rrezikun e sëmundjeve dhe sulmeve të zemrës mund ta zvogëloni duke ngrënë më shumë portokalle. Shtimi i portokalleve në dietën tuaj e zvogëlon rrezikun e sëmundjeve dhe sulmeve të zemrës.

Kjo pasi  portokallet e zvogëlojnë shtypjen e gjakut dhe, rrjedhimisht, i ulin shanset për të pësuar sulm në zemër. Por përveç portokalleve, edhe çokollata e zezë dhe hudhra, mund ta ulin shtypjen e gjakut.

Duhet të keni parasysh se ushqimi i shëndetshëm është mënyra më e mirë për t’i parandaluar sulmet e tilla, të cilat padyshim se janë vdekjeprurëse.

Doktorët rekomandojnë që t’i zëvendësoni yndyrat e ngopura (kremin, gjalpin, djathin) me yndyra të pangopura (p.sh. me vaj bimor). Edhe, arrat, bajamet, sardelet dhe kikirikët janë dëshmuar se e rrisin kolesterolin e mirë (HDL-në) dhe e zvogëlojnë kolesterolin e keq. 

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen