Policia franceze njofton për 36 tifozë të arrestuar në Lilë, ndërsa 16 janë transportuar në spital pas plagëve që morën nga përplasjet.
Tifozët anglezë të dehur hodhën fishekzjarrë në rrugët e qytetit, ndërsa policia ka përdorur gaz lotsjellës për shpërndarjen e tyre, por situata u përshkallëzua.
Anglia dhe Rusia ndodhen në rrezik, pasi ishin paralajmëruar më parë nga UEFA se në rast të përsëritjes së sjelljes së dhunshme pas përplasjes së tifozëve do përjashtohen nga Kampionati Europian.
Megjithatë trazirat ishin jashtë stadiumit, ndërsa pritet me interes derbi britanik sot në 15:00 Angli- Uells.
Foto nga përleshja e huliganëve anglezë dhe rusë mbrëmë në Lilë, Francë
d.b/shqiptarja.com