SHKUP – Kryeqyteti i Maqedonisë vazhdon të mbetet qytet i pasigurtë për të udhëtuar me autobusët urban që i lidhin lagjet e këtij qytetit. Veçanërisht nëse udhëtohet me autobusët që ndërlidhin lagjet shqiptare të kryeqendrës.
Këtë e dëshmon edhe ngjarja e mbrëmjes së djeshme kur rreth orës 20:20 nga një grup huliganësh është sulmuar autobusi me numër 2 që të çon për në Saraj. Dëshmitarët okularë rrëfejnë se tifozët tani më të njohur “Komiti”, pasi kanë zbritur nga autobusi, tek stacioni afër pompës së benzinës “Makpetroll” në lagjen Porta Vllae, kanë sulmuar me gurë autobusin në të cilin ka pasur një grup të rinjsh shqiptarë të vendosur në katin e dytë të tij, shkruan Almakos.
Nga ky sulm i huliganëve maqedonas nuk ka të lënduar. “Ishte e tmerrshme, ishim të frikuar pa masë nga sulmi i papritur që na erdhi nga “Komitët” pasi ndodhi atëherë kur zbritën nga autobusi. Nuk e dinim as pse gjuajnë as me çka na gjuajnë dhe cila ishte arsyeja që na sulmuan”, – rrëfen E.R. njëri nga të rinjtë që ka qenë prezent në autobus gjatë sulmit.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com