Huliganët rusë, pakt me
argjentinasit kundër anglezëve

Huliganët rusë, pakt me<br />argjentinasit kundër anglezëve<br>
Një grup prej 10 tifozësh ultras rusë, ku 7 i përkisnin tifogrupit të Zenitit të Shën Pjetërburgut dhe 3 Dinamos së Moskës,  më 31 janar kanë qenë në Buenos Aires, për të takuar grupe të ndryshme të “barras bravas” dhe krijuar një aleancë për Botërorin e ardhshëm rus. Qëllimi është të vendosin nën shënjestrën e sulmeve huliganët anglezë gjatë “Russia 2018”.

Skenat e dhunës së tifozëve rusë ndaj atyre anglezë gjatë Europianit të fundit në Francë në rrugët e Marsejës dhe stadiume janë ende kujtime të freskëta për ultrasit rusë, të cilët do të kërkojnë hakmarrje në turneun që do të luhet në shtëpinë e tyre.

Në takimin e parë, rusët u takuan me Rafael Di Zeon, i cili është lideri i grupit “La 12”, ultrasve të Boca Junior. Në turin e tyre për të krijuar aleanca, rusët u takuan edhe me ultrasit e San Lorenco-s, Velez-it dhe Nueva Chicago-s. Gjatë këtyre takimeve, rusët ranë dakord që t’u sigurojnë kolegëve të tyre argjentinas strehimin, transportin dhe mbrojtjen ligjore, në rast se ata do të kenë nevojë.

Qëllimi i tyre është ndërtimi i një plani strategjik për t’u përplasur me rivalët anglezë. Kombëtarja e Anglisë do të qëndrojë në Shën Petërburg gjatë turneut, ndërsa ajo argjentinase në Moskë, ku ultrasit amerikanojugorë do të kenë edhe mbështetjen e kolegëve të tyre të Dinamos.

s.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron