Vrasja e tre terroristëve serbë që u futën në Kosovë me armatim të rëndë dhe vranë një polic shqiptar, është temë edhe në stadime. Ngjarja e Banjskës, aty ku policia kosovare ekzekutoi tre terroristë serbë tanimë është temë diskutimi jo vetëm në politikë.
Në Greqi dhe Malin e Zi vajtojnë tre terroristët, të cilët ishin pjesë e një grupi të madh për destabilizimin e situatës në Kosovë. Në ndeshjen e Buducnostit në Malin e Zi, tifogrupi "Varvari" që njihen për qëndrime pro-serbe ka shpalosur emrat e tre terroristëve të vrarë të diel në Kosovë, teksa poshtë tyre ishte banderola "Lavdi heronjve".
Huliganët e Buducnost në Malin e Zi shkaktuan trazira dhe nga ata kishte thirrje anti-shqiptare edhe në ndeshjen e Conference League kundër Llapit, pak javë më parë.
Pak orë më vonë kësaj ndodhie, në Athinë Olympiacos fitoi 4-1 me Arisin e Selanikut për Superligën greke të futbollit. Tifozët vendas në "Karaiskaqis" hapën banderolën "Kosova është Serbi". Ultrasit e Olympiacos njihen për mesazhe të tilla dhe kryesisht "Sektori 7", që edhe njëherë ka në shënjestër shqiptarët.
Mesazhe të tilla janë në vazhdën e një disktiminimi të hapur kundër Kosovës. Vetëm pak ditë më parë, në Bukuresht gjatë ndeshjes mes Rumanisë dhe Kosovës për Euro 2024, huliganët rumunë shpalosën banerin "Kosova është Serbi", me ndeshjen që u ndërpre për 52 minuta. Për këtë incident UEFA dënoi me 54 mijë euro gjobë federatën rumune.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
4 Prill, 10:21
Nafta arrin në 224 lekë/litri, a është e mjaftueshme vetëm ulja e akcizës?
-
Po
17.8%
-
Jo
73.7%
-
Nuk kam mendim
8.4%
Vota total: 415
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tragjedi në sportin e Kosovës, futbollisti veteran humbet jetën gjatë ndeshjes së Kupës
4 Prill, 12:51
-
Kosovë/ Vjosa Osmanit i përfundon mandati, i dorëzon detyrën kryeparlamentares Haxhiu! Thirrja e përbashkët: Kuvendi ta zgjedhë sa më parë Presidentin
4 Prill, 09:02
-
Punonjësja e OSBE-së spiune në Kosovë, prokuroria: I dha Serbisë të dhëna sensitive
3 Prill, 16:56
-
Ministri Salla në Kosovë: Forcojmë bashkëpunimin për zhvillimin e sektorit bujqësor
3 Prill, 12:27
-
Greqi/ Skandali me fondet bujqësore, tre ministra të Mitsotakis japin dorëheqjen
3 Prill, 12:17
-
Humbja në play-off-in e Kupës së Botës, Rumania shkarkon trajnerin legjendar Mircea Lucescu! 80-vjeçari pëson atak në zemër
3 Prill, 09:05
-
Eksodi i 1999-ës, LDK-ja propozon ngritjen e një memoriali në Prizren për solidaritetin e Kukësit
2 Prill, 11:07
-
Gjyqi për Hashim Thaçin dhe 4 ish-krerët e UÇK-së, seanca në Hagë shtyhet në 14 prill
1 Prill, 21:04
-
Zgjedhja e presidentit të ri të Kosovës, ende asnjë konsensus mes partive politike për një emër
1 Prill, 18:02
-
Kosovë/ S'ka lëvizje drejt konsensusit për çështjen e Presidentit, pavarësisht afatit të vendosur nga Kushtetuesja
1 Prill, 17:10
-
Protestë në fushën e futbollit, lojtarët e Bosnje Hercegovinës U-21 nuk i japin dorën moshatarëve të Izraelit (VIDEO)
1 Prill, 13:40
-
VIDEO/ Juventusi bashkon Edon Zhegrovën me Kenan Yildiz, turku ngushëllon shokun e skuadrës në 'Fadil Vokrri'
1 Prill, 13:23
Serbia dhe kelyshet e saj brenda dhe jashte ta harrojne njehere dhe pergjithmone Kosoven sepse qe nga 17 Shkurti 2008 Kosova eshte shtet i pavarur dhe sovran.
PërgjigjuTani copa copa do mblidhet toka e shqiptarëve.