BUKURESHT- Kosova humbi 2-0 kundër Rumanisë për grupin I kualifikues të Euro 2024 në “Stadiumin Kombëtar” të Bukureshtit. Ndeshja, më shumë se për atë që prodhoi në fushë u përfol për diskriminimin kundër shqiptarëve. 

Pas vetëm 18 minutave të luajtura, tifozët vendas hapën një pankartë me mbishkrimin “Kosova është Serbi”, si edhe nisën brohoritjet me baza raciste kundër shqiptarëve.

Lojtarët e Kosovës njoftuan arbitrin, që nën një klimë pasigurie ndërpreu ndeshjen dhe dërgoi skuadrat në dhomat e zhveshjes. Paccka lutjes së lojtarëve të tyre, tifozët nuk u qetësuan. Diccka e tillë bëri që arbitri francez Ëilly Delajod të konsultohej me delegatët e UEFA-s dhe drejtuesit më të lartë të dy federatave. 

Pas qetësimit të situatës, ndeshja rinisi pas 52 minutash ndërprerje aty ku ndali, në minutën e 18-të. Fundi i pjesës së pari solli kartonin e dytë të verdhë për Vedat Muriqin, që la Kosovën me një lojtar më pak. 

Edhe pse me një futbollist mangët, Kosova rezistoi dhe Muric ndali një penallti të Stanciu në minutën e 59. Kur dukej se Kosova do dilte me një pikë, ishte po Stanciu që nga brenda zonës nuk gaboi sërish dhe në të 83 minutë kaloi rumunët në avantazh. Mihaila në të 90+3 shënoi edhe golin e tretë dhe vulosi tri pikë për vendasit. Për t’u përmendur debutimi i sulmuesit Albion Rrahmani te Kosova. 

Me këtë humbje Kosova ka shanse të pakta për kalimin e grupit, ndërsa me katër pikë mban vendin e parafundit në grupin I pas gjashtë ndeshjeve. Zvicra me 14 pikë është në vendin e parë dhe Rumania me 12 pikë në të dytin.

 

 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:57
Thirrjet raciste kundër shqiptarëve, rinis pas 52 minutash ndërprerje Rumani - Kosovë

1694548851_Screenshot7.jpg
Ka rinisur pas 52 minutash ndeshja Rumani Kosovë e vlefshme për Euro 2024. Ndeshja u ndërpre pas tensioneve në fushë, ku tifozët vendas shpalosën edhe një pankartë në të cilën shkruhej ‘Kosova është Serbi’. Kaq mjaftoi që futbollistët e Kosovës të dilnin nga fusha dhe të braktisnin lojën pas fërshëllimës së arbitrit, për të rinisur më pas ndeshja pas 52 minutash.

Ora 21:45
Yjet e Rumanisë iu luten tifozëve, ata nuk largojnë pankartën kundër Kosovës 

Ultrasit “Uniți Sub Tricolor” hapën një parullë ku shkruhej “Kosova është Serbi”, parullë qartësisht politike që nuk lejohet në tribuna. Gjyqtari në konsultim me delegatin e ndeshjes, vendosi që të ndërpriste takimin dhe dy nga yjet e Rumanisë, Nikolae Staçiu dhe Ianis Haxhi, shkuan poshtë tribunës së ultrasve duke u lutur që ta largonin banerin. Diccka e tillë nuk ka ndodhur.