Hulk pitbulli më i madh në botë
lë pasardhës 500 mijë dollarësh

Hulk pitbulli më i madh në botë<br />lë pasardhës 500 mijë dollarësh
Pitbulli më i madh në botë ka lënë pasardhës me vlerë totale gjysmë miliard lekë. Tetë qenushat e vegjël gëzojnë gjenet unike të babait gjigand Hulk, që peshon 77 kg dhe janë fotografuar teksa duken shumë të lumtur në familjen e tyre të re.

Pronarët e Hulkut thonë se një kafshatë e tij mund ‘të hajë krahun e një njeriu si një kunjë dhëmbësh’, por bukuroshi gjigand këtu ka treguar një anë tjetër të tijën, teksa adhuron dhe lëpin të vegjëlit e tij.

Nëse vogëlushët e Hulkut hyjnë në një shkollë trajnimi për t’u bërë qen mbrojtjeje elitë, vlera e tyre arrin deri në 500 mijë dollarë. Vogëlushët e njërit prej qenve më të veçantë në botë, mendohet të arrijnë e mbase të kalojnë babain e tyre në madhësi.

Ndërkohë pronarët e tyre po përpiqen t’i rrisin të pavarur nga njëri tjetri për të parë më mirë se sa mund të rriten. Pjesa më e madhe e tyre është shitur për një vlerë prej 30,000 dollarësh, 19,000 nëse blihen që foshnje. Kjo vlerë e majme vjen vetëm sepse janë pasardhës të Hulkut të madh!

hulku
FOTO të tjera

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron