MALIQ- Një 82-vjeçar është larguar nga banesa e tij dhe familjarët kërkojnë ndihmën e qytetarëve për ta gjetur.
Ai është 82-vjeçari V. K.,i cili vuan dhe nga probleme të shëndetit mendor.
“Më datë 13.04.2021, rreth orës 16:00, është larguar nga banesa e tij në Maliq, shtetasi V. K., 82 vjeç, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor. Nga ana e Policisë, po punohet për gjetjen e tij. Çdo qytetar, i cili mund të ketë informacion mbi vendndodhjen e këtij të moshuari, është i lutur që të telefonojë në numrin 129 të Policisë së Shtetit”, njofton Policia.