Ish-mesfushori i Manchester United Liam Miller është ndarë nga jeta në moshën 36-vjeçare ditën e sotme, njoftojnë mediat britanike. Lajmi është bërë i ditur edhe nga Goal.com të cilët kanë bërë edhe një dedikim për këtë humbje tragjike.

liam miller
(Liam Miller, ish-lojtar i Manchester United)

Lojtari me kombësi Irlandeze është ndarë nga jeta në një moshë të re vetëm 36 vjeç, pasi nuk mposhti dot luftën me kancerin.

Në vitin 2004 ai kaloi nga Celtic te Manchester United në Premier Leaguen angleze ku luajti për disa sezone. Liam Miller ka luajtur edhe 21 ndeshje zyrtare me kombëtaren Irlandeze. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com