Ka humbur betejën me një sëmundje të rëndë. Ish-komisari Elvis Kalamishi u nda nga jeta sot në moshën 41-vjeçare pas përpjekjeve të shumta dhe një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë.

Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e ka dhënë Shoqata e Punonjësve të Policisë në lirim.

"Me hidhërim mësuam largimin prej nesh të kolegut tonë të nderuar, komisar Elvis Kalamishi. Një koleg i përkushtuar dhe njeri dinjitoz humbi betejën me vdekjen pas një lufte të gjatë operacionesh.Shprehim ngushëllimet më të thella familjes, të afërmve dhe kolegëve të Organizatës së Policisë. I përjetshëm qoftë kujtimi i Komisar Elvis Kalamishi", shkruan Shoqata.

Së fundmi, kishte qenë shef Komisariati në Shëngjin. Ai kishte vite në Policinë e Shtetit , ndërkohë që ishte prekur nga një sëmundje e keqe prej 15 vitesh.

Karrierën më të shumtë Kalamishi e ka kaluar në drejtoritë kufitare në qarqe të ndryshme.

41-vjeçari ishte beqar, jetonte në Durrës, aty ku jetojnë edhe nëna e motra e tij.