Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas fitores 2-0 të Shqipërisë ndaj Finlandës në Ligën e Kombeve, ku Kombëtarja kuqezi siguroi tri pikë të rëndësishme në stadiumin “Air Albania”. Kreu i qeverisë përmes një video mesazh në rrjete sociale tregoi se në mbrëmjen e ndeshjes ndodhej në darkën e Komunitetit Politik Europian në Dublin të Irlandës, në një tavolinë me kryeministren italiane Giorgia Meloni dhe kryeministrin e Finlandës.
Rama ka falënderuar futbollistët e Kombëtares për fitoren, duke e cilësuar atë fantastike. Ai tregoi gjithashtu se në të njëjtën mbrëmje Italia kishte fituar ndaj Francës, ndërsa shtoi se kjo bëri që darka të mbyllej me dy fitore për t'u festuar.
“Ishim në darkën e Komunitetit Politik Europian dhe ishim në një tavolinë me Giorgia Melonin, kryeministren e Finlandës dhe disa të tjerë. Në tavolinën ngjitur ishte presidenti i Francës dhe nuk kam fjalë për t’i përshëndetur e falënderuar çunat e Kombëtares kuqezi, që na dhanë një fitore fantastike me Finlandën. Ndërkohë, Italia fitoi me Francën dhe merreni vetë me mend se si shkoi muhabeti. Ishte super! Shqipëria fitoi, Italia fitoi, bashkë me motrën e mbyllëm me fitore darkën sot.”- tha Rama.











Komente
Komento