VLORË- Ditën e sotme është ndarë nga jeta Eduard Leli 53-vjeç, biznesmen, drejtues i televizionit lokal te Vlorës dhe njëherazi vëllai i kryebashkiakut Dritan Leli. Mes miqëve të shumtë dhe familjarëve për të dhënë ngushëllimin e tij për humbjen e Eduart Lelit, në ambientet e tëlëvizionit që ai ngriti në Vlorë, Tv One ka qenë edhe kryeministri i vendit Edi Rama. Rama është takuar me familjarët e Eduart Lelit dhe më pas me vëllanë e të ndjerit, kryebashkiakun e Vlorës, Dritan Leli.
Eduart Leli mbylli sytë paraditen e sotme në spitalin e Vlorës, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë, prej të cilës kurohej prej një viti.Leli ishte ekonomist në profesion, ndërsa prej 30 vitesh kishte eksperiencë në tregun ndërkombëtar në proceset prodhuese të materialeve të ndërtimit dhe në industrinë e drurit.
Ai ishte edhe drejtues i televizioni lokal ''Tv One'', ndërsa ka mbajtur edhe postin e menaxherit të konfindustrisë në qytetin e tij të lindjes.
I martuar me volejbollisten Marjana Leli, babai i dy femijeve, i njohur dhe i vleresuar ne qytetin e tij per dinamizmin human dhe profesional.Ne tetor te dy viteve me pare, Edi Leli kishte humbur babane, Halil Leli, oficer i marines ne pension, me te cilin ishte shume i lidhur. Ndarja e parakohshme nga jeta e Edi Lelit eshte nje humbje jo vetem per familjen, por edhe per miqte e shumte qe e vleresojne.
-
I paharruar qofte kujtimi tij.Ngushellime familjes dhe gjith te aferme
Përgjigju -
Ngushellimet tona me te sinqerta familjareve te Edi Lelit.
Përgjigju -
Lamtumire miku yne.Ngushellime familjes
Përgjigju -
Ngushëllime familjes! Njerzit duhet te kuptojn qe jeta eshte shume shume e shkurte...
Përgjigju -
Ngushellime Famijles
Përgjigju -
Njeri mike e shok i mbrekullueshem i paharruar shoku im Ed Leli!
Përgjigju -
Ngushellime familjes
Përgjigju









Komente
Komento