Kryebashkiaku i Vlorës mungon në takim/ Rama e ngushëllon për humbjen e vëllait: Lutem të prehet i qetë

VLORË- Kryeministri Edi Rama ishte ditën e sotme në qytetin bregdetar të Vlorës ku vlerësoi punën e të gjithë aktorëve për ndërhyrjet në restaurimin e zonës historike dhe u shpreh i impresionuar nga transformimi bashkëkohor i këtij investimi.

Në fjalën e tij Rama i shprehu ngushëllimet edhe kryebashkiakut të Vlorës Dritan Leli, për ndarjen parakohe të të vëllait Eduard Leli, teksa shprehu keqardhje për mospraninë e kryebashkiakut në takim.

"Ç’është e vërteta edhe për mua që e kam parë me sytë e mendjes këtë zonë shumë kohë më parë dhe kam qenë nxitës i këtij bashkëpunimi shembullor me Fondacionin, ajo që po del në dritë është përtej parashikimit. Është një hapësirë tërësisht e re, jo thjesht pastërtie dhe bukurie, por edhe zhvillimi ekonomik.

Për këtë i jam mirënjohës të gjithë atyre që kanë kontribuuar për këtë transformim shembullor. Patjetër kryetarit të bashkisë, që më vjen shumë keq që sot nuk është këtu me ne për shkak humbjes tragjike të të vëllait, të cilin kam pasur mundësinë ta njoh personalisht dhe duke u lutur të prehet i qetë, i përcjell edhe me këtë rast publikisht, përveçse e kam bërë personalisht, ngushëllimet e mia më të ndjera Dritanit dhe gjithë familjes.

Nga ana tjetër jeta vazhdon dhe do të vazhdojmë sëbashku me Dritanin, sëbashku me Majkun, me Fondacionin dhe me të gjithë aktorët e tjerë të përfshirë në transformimin e Vlorës, të çojmë përpara këto projekte, të cilat të gjitha sëbashku do të hyjnë në historinë e këtij qyteti si projektet e një kthese historike, të një transformimi epokal dhe të kalimit nga një periudhë e errët, ku në radhë të parë ka munguar shpresa dhe pastaj si pasojë e mungesës së shpresës ka munguar ambicia dhe ku problemi më i madh ka qenë varfëria e aspiratave, në një periudhë të re, ku pikërisht varfëria e aspiratave është në shënjestër si kundërshtari ynë kryesor dhe aspirata më të mëdha janë sot absolutisht legjitime e të mundshme", u shpreh Rama.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës