Një i moshuar është shpallur i humbur në Tropojë, ndërsa familjarët bëjnë apel për ndihmë për gjetjen e tij. 85-vjeçari Hasan Vatnikaj banues në Bajram Curri është larguar nga banesa më 11 dhjetor 2020 dhe nuk është kthyer më.
Sipas deklarimeve të familjarëve i moshuari vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe nuk shikon mirë.
Drejtoria Vendore e Policisë Kukës iu bën thirrje qytetarëve që nëse e konstatojnë shtetasin Hasan Vatnikaj, personi në foto, të telefonojnë në nr. 129.