Një polic i qarkullimit rrugor ka humbur tragjikisht jetën në krye të detyrës në zonën e Tepelenës. Report Tv mësoi se ka ndërruar jetë polici Ilir Divintari, i cili është paraqitur në Spitalin e Gjirokastrës me kriza të forta në kraharor. 

Sapo ka mbërritur në spital oficeri I policisë ka dhënë shpirt në prani të mjekëve.

Ende nuk dihen arsyet që shkaktuan vdekjen e oficerit, por nga informacionet e para dyshohet për atak kardiak. Ndërkohë, mjekët po kryejnë analizat e nevojshme për të zbuluar shkaqet e vdekjes.