ITALI- Nicolo Feltrin, djali 2-vjeçar nga Longarone, i cili vdiq mbrëmjen e 28 korrikut në spitalin në Pieve di Cadore, vdiq për shkak të overdozës së hashashit. Kjo u vërtetua nga autopsia e kryer nga mjeku ligjor Antonello Cirnelli, i caktuar nga Prokurori i Bellunos.
Në momentin e zbulimit të trupit të tij, janë gjetur gjurmë kokaine dhe heroine në flokun e tij, mirëpo, pasi i janë bërë analizat e tjera ka rezultuar se fëmija ka vdekur për shkak të overdozës së hashashit. Situata është ende e paqartë, teksa nga sa raportojnë mediat, 2-vjeçari i ishte besuar babait të tij Diego, një druvar 43-vjeçar, i cili është nën hetim për vrasje, teksa nëna e foshnjës ishte në punë. Asnjëri prej tyre nuk i është nënshtruar testit të drogës, kjo sepse burri është tullac dhe nuk mund t’i merrej një fije floku, ndërsa nëna refuzoi dhe kërkesa e saj u pranua nisur nga fakti që nuk është një person në hetim.
Babai ka rrëfyer se djali ishte sëmurë nga “një substancë e çuditshme në park”. Zona u kontrollua edhe për helmin e miut, por nga kërkimi nuk kishte dhënë asnjë rezultat. E gjithë situata është e mbuluar me mister.