Një i ri shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në Greqi.

Sipas mediave greke ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në Lakonikis në Kalamata.

I riu shqiptar ishte duke udhëtuar me motor dhe humbi kontrollin e u përplas me një shtyllë tensioni.

Për pasojë 24-vjeçari mbeti i plagosur rëndë dhe u transportua për në spital, por nuk arriti dot të mbijetonte pavarësisht përpjekjeve të mjekëve.