ITALI- Një 67-vjeçare shqiptare e identifikuar si Vilajete Sharka ka humbur jetën në një aksident automobilistik mbrëmjen e së enjtes në Santa Croce Camerina të Sicilisë.

Mediat italiane, raportojnë se në aksident u përfshinë një makinë Toyota Yaris, në të cilën shqiptarja ishte pasagjere, duke u përplasur me një "Fiat".

Dinamika e aksidentit ende nuk është zbardhur ndërsa raportohet se të plagosur kanë mbetur edhe tre persona të tjerë mes tyre edhe një 10 vjeçare.