Humb jetën një qytetar nga COVID, shënohen 39 raste të reja në 24 orët e fundit

Humb jetën një qytetar nga COVID, shënohen 39 raste të reja në 24 orët e fundit

Foto ilustruese

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me COVID 39 qytetar nga 3169 testime të kryera. Ministria njofton se betejën me sëmundjen nuk ka arritur që ta fitojë 1 qytetarë 72 vjeç nga Fieri.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 71 pacientë nga të cilët 7 pacientë janë në terapi intensive. Në 24 orët e fundit janë shëruar 986 qytetare, duke e çuar numrin e të shëruarve në 126,405 që nga fillimi i epidemisë. 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

6 në Gjirokastër, 4 raste në Shkodër, nga 3 raste në Tiranë, Devoll, Berat, Vau i Dejës, nga 2 raste në Durrës, Fier, Pogradec, Sarandë, Malësi e Madhe, nga 1 rast në Lushnje, Mirditë, Tropojë, Kamëz, Gramsh, Skrapar, Dropull.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (18 Maj 2021)

Raste të reja ditore         39

Të shëruar në 24 orë      986

Të shtruar në spitale      71

Humbje jete në 24 orë   1

Testime ditore        3,169 

Testime totale         682,565

Raste pozitive       132,071

Raste të shëruara    126,405

Raste Aktive       3,230

Humbje jete       2,436

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë         2509

Korçë            142

Shkodër       132

Fier               74

Lezhë           71

Vlorë             66

Gjirokastër   66

Elbasan        57

Berat             51

Durrës          30

Kukës           20

Dibër           12

M.Q./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale