Një efektiv i policisë së Komisariatit të Mirditës ka humbur jetën pasditen e sotme në spitalin e Traumës në kryeqytet, pasi u aksidentuar tre ditë më parë nga një inspektor i Bashkisë.
Viktima është 40-vjeçari Dritan Mjeshtri, i cili u aksidentua mesnatën e së enjtes në rrugën e Kombit, në afërsi të Rubikut, teksa ishte në shërbim.
Në aksident u përfshinë tre mjete. Një prej tyre ka goditur makinen e parkuar private të efektivit të policisë, i cili ishte në patrullim në rrugën e Kombit.
Në momentin e kontaktit, Mjeshtri ka qene brenda mjetit dhe për shkak të goditjes së fortë, ai mbeti i plagosur rëndë. Më pas, u transpotua për në spital nga kolegë të tij, të cilët ishin vetëm pak metra larg vendit të ngjarjes, në një postbllok.
Burime jozyrtare nga policia bëjnë me dije se shkak për aksidentin është bërë një parakalim i gabuar i mjetit që drejtohej nga inspektori i Bashkisë, Mirditë Fatjon Lleshaj.
Ky i fundit, mësohet se po lëvizte me shpejtësi me automjetin e tij në afërsi të postobllokut të polisë dhe ishte në gjendje të dehur.
Ai ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përlasur me automjetin, ku ishte fektivi i policisë dhe me një tjetër automjet. Pas aksidentit, ai është larguar nga vendi i ngjarjes për t'u dorëzuar në policinë e Mirditës, një ditë më vonë.
Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com