Një 27-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti me makinë në fshatin Livadhja të Sarandës. Sipas policisë Leonard Pando ka humbur kontrollit e mjetit dhe ka përfunduar në kanal.
 
Nga hetimet e para të policisë dyshohet se i riu ka qënë nën efektin e alkoolit. Megjithatë policia është në vendngjarje dhe po heton shkaqet e plota që sollën këtë aksident tragjik për 27-vjeçarin.


Redaksia Online
(Shqiptarja.com)