Humb kontrollin e makinës e përfundon në kanal, ndërron jetë 35-vjeçari shqiptar në Itali (EMRI+FOTO)

Humb kontrollin e makinës e përfundon në kanal, ndërron jetë 35-vjeçari shqiptar në Itali (EMRI+FOTO)

Pamje nga vendi i ngjarjes

ITALI- Një 35-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë ditën e sotme pas një aksidenti me makinë. Makina ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur disa herë në fushat e Castel Guelfo në zonën e Bolonjës.

Saimir Hoxha është personi që ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme në kabinën e një "Toyota Yaris" që e kishte marrë me qira. Sipas medias italiane, aksidenti ndodhi rreth orës 7 të mbrëmjes, ku ai kishte humbur kontrollin e automjetit pranë një kthesë mjaft të rrezikshme.

Në makinë me të, ishte edhe një pasagjer 37-vjeçar shqiptar, i cili u dërgua në spitalin e madh në Bolonjë, i cili është jashtë rrezikut për jetën. Për aksidentin me vdekje keqardhje shprehu edhe kryetarit i bashkisë së Castel Guelfo, Claudio Franceschi, i cili, dje në mbrëmje, mësoi për ngjarjen dramatike dhe shkoi në vendngjarje për të kuptuar se çfarë kishte ndodhur.

“Në emrin tim dhe në emër të Administratës, ngushëllimet tona më të thella i shkojnë familjes së djalit. Ne jemi afër jush në tragjedinë tuaj", tha ai.

Viktima, Saimir Hoxha

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin